Teksa na ndajnë vetëm pak minuta nga mbyllja e votimit në të gjithë vendin, sipas KQZ bëhet me dije se deri më tani kanë votuar 45.49% e shtetasve në të gjithë Republikën e Shqipërisë me të drejtë vote.
Raportimi për këtë shifër ka ardhur nga 1987 qendra votimit nga 5199 që janë gjithsej në të gjithë vendin, deri në orën 18:00.
Ndërkohë duket se qarku, i cili ka pasur numrin e votuesve më të lartë vijonë të jetë Dibra me 51.48% dhe qarku me i ulët është Vlora me 33.23% votues./Opinion.al