Teksa na ndajnë 21 ditë nga zgjedhjet 25 prillit, Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhviluar një takim me qytetarë durrsakë të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.
Gjatë fjalës së tij kryedemokrati tha se korrupsioni i kësaj qeverie po ndërshkon durrësakët dhe familjet e prekura.
Më tej, Basha shpalosi programin e PD për të cilin tha se ka bashkëpunuar me ekspertët më të mirë të vendit për t’i dhënë zgjidhje problemeve të familjeve të dëmtuara nga tërmeti.
“Korrupsioni i kësaj qeverie po ndëshkon Durrsakët dhe zonat e goditura nga tërmeti, dyfish. Drama që kemi përjetuar këto 8 vite me rindërtimin është dyfishuar. Ndaj grupi i punës ka në fokus lëvrimin e fondeve.
Bëj thirrje për të gjithë të dëmtuarit nga tërmeti, të mos gënjehen. Theksoj që garancia që procesi i Rindërtimit të ecë me shpejtësi është të votojmë ndryshimin dhe t’i japim rrugë ekipit të ekspertëve të vendosin rindërtimin në shinat e pakushtëzuara nga kapriçot”, tha Basha./Opinion.al