Gjykata ka lënë në burg 20-vjeçarin, Klavio Karuni, i cili abuzoi seksualisht dhe la shtatzënë një 43-vjeçare me probleme mendore.
Ngjarja e rëndë ndodhi 3 ditë më parë në fshatin Miras të Devollit. Policia arrestoi Karunin, pasi pas vizitës në spitalin e Bilishtit, 43-vjeçarja rezultoi 6 muajshe shtatzënë.
Në deklaratën e dhënë në polici, 43-vjeçarja tha se Karuni kishte abuzuar seksualisht me të. Ndërkohë, bëhet me dije se autori në prani të avokatit ka pranuar faktin që ka kryer marrëdhënie me 43-vjeçaren. Tashmë pritet kryerja e analizës së ADN-së për atësinë e fëmijës./Opinion.al