Kronikë

Abuzoi dhe la shtatzënë gruan me probleme mendore, lihet në burg i riu


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:11 - 30/03/21 |
Opi Nion

Gjykata ka lënë në burg 20-vjeçarin, Klavio Karuni, i cili abuzoi seksualisht dhe la shtatzënë një 43-vjeçare me probleme mendore.

Ngjarja e rëndë ndodhi 3 ditë më parë në fshatin Miras të Devollit. Policia arrestoi Karunin,  pasi pas vizitës në spitalin e Bilishtit, 43-vjeçarja rezultoi 6 muajshe shtatzënë.

Në deklaratën e dhënë në polici, 43-vjeçarja tha se Karuni kishte abuzuar seksualisht me të. Ndërkohë, bëhet me dije se autori në prani të avokatit ka pranuar faktin që ka kryer marrëdhënie me 43-vjeçaren. Tashmë pritet kryerja e analizës së ADN-së për atësinë e fëmijës./Opinion.al

Pas