Aktualitet

Sulmohen me gurë xhamat e zyrës elektorale të PS


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:44 - 30/03/21 |
Opi Nion

Ditën e sotme është sulmuar me gurë një nga zyrat elektorale të Partisë Socialiste në qytetin e Beratit. Sipas informacioneve është goditur me gurë zyra e PS-së në lagjen “30 Vjetori”. Siç vihet re edhe në foto dera e jashtme e kësaj zyre elektorale është thyer.

Ndërkohë, menjëherë pasi është vënë re situate janë njoftuar autoritetet policore të cilat kanë mbërritur në vendngjarje. Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje dhe nuk janë identifikuar autorët. Mësohet se policia është duke sekuestruar edhe kamerat e sigurisë të bizneseve përreth për të identifikuar edhe personin që ka goditur me gurë zyrën, ndërkohë që nga ana e drejtuesve të Partisë Socialiste të Beratit nuk ka ende asnjë reagim për mediat në lidhje me këtë ngjarje.

Kujtojmë se ky incident nuk është i pari i ndodhur në pra të zgjedhjeve të 25 prillit. Më herët zyrat e dy subjekteve politike, PS-së dhe PDIU-së u sulmuan në qytetin e Fierit./Opinion.al

Pas