Kronikë

Qëlloi me thikë një person, arrestohet 30-vjeçari


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:39 - 30/03/21 |
Opi Nion

Policia e Dibrës ka arrestuar një 30-vjeçar, pasi akuzohet se në nëntor të vitit të kaluar, ka goditur me thikë një tjetër person me iniciale A.K.

Policia sqaron se personi i arrestuar është identifikuar me inicialet E.SH, banues në Mat.

Në lidhje me këtë ngjarje Gjykata e Durrësit i ka caktuar 30-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja a rëndë me dashje”.

“Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim policor për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Po nga Policia e Matit është vënë në pranga edhe një 37-vjeçar, për dhunë në familje.  Arrestohen nga Policia Rrugore e DVP Dibër  dhe dy drejtues mjetesh.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit E. SH., 30 vjeç, banues në Mat.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim policor, pasi në nëntor 2020, Gjykata e Durrësit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja a rëndë me dashje”. Ky shtetas, në afërsi të urës së Dajlanit, Durrës, ka goditur për motive të dobëta, me mjet prerës (thikë) shtetasin A. K”, njofton policia./ Opinion.al

Pas