Policia e Cërrikut ka vënë në pranga një 26-vjeçar ndaj të cilit rëndojnë akuzat për kultivim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.
I arrestuari është identifikuar me inicialet Xh. S., banues në fshatin Shushicë. Të riut, gjatë kontrollit në banesë iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale 774 gramë kanabis e ndarë në doza të vogla, 261 fara bimore kanabis dhe 49 fishekë.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme./ Opinion.al