Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha liston premtimet e Ramës: Vetëm propagandë, Shqipëria ka ngecur

2021/02/14 at 1:39 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Basha liston premtimet e Ramës: Vetëm propagandë, Shqipëria ka ngecur

Kryedemokrati Lulzim Basha në një konferencë për mediat teksa përmendte disa angazhime ndaj qytetarëve, Basha tha në fund se këto ishin premtime të kryeministrit Edi Rama vite më parë.


Sipas kreut të PD-së, Rama nuk ka mbajtur asnjë premtim deri më tani. Këto Basha i ka listuar në fajalimin e tij në 9 pika.

“Qytetarë të Shqipërisë,
Më dëgjoni me vëmendje
1) 300 mijë vende punë
-Ne kemi ardhur këtu për të vendosur me votë tek numri 29 çlirimin e energjive të jashtëzakonshme të këtij populli dhe për të luftuar së bashku që të hapim 300 mijë vende të reja pune.
2) Shëndetësi Falas
Shërbim shëndetësor falas brenda 4 viteve të para të qeverisjes sonë
3) Heqja e TVSH-së për ushqimet bazë
“Heqja e TVSH-së mbi bukën, qumështin dhe vezët, si edhe ulja e TVSH-së mbi ushqimin, janë e vetmja rrugë për t’u ardhur sadopak në ndihmë sot”

Do të ulim taksat për 97 përqind të shqiptarëve.
4) ULJA E ÇMIMIT TE ENERGJISE ELEKTRIKE
-Do të ulim taksën për faturën e energjisë për familjarët.
5) Negociatat me Bashkimin Europian

Do t’i hapim negociatat me Bashkimin Europian, ne do ta bëjmë Shqipërinë anëtare të Bashkimit Europian.
6) Uljen e Borxhit publik
-Do ta përcaktojmë me ligj masën e borxhit, të mos lejojmë një borxh pa asnjë tavan ligjor.
– Defiçit dhe borxh publik nën kontroll, përmes politikash të përgjegjshme fiskale.
7) Buxhetin për arsimin 5%
-Arsimi, angazhimi ynë, burimet financiare nuk do të jenë më pak se 5% e Prodhimit të Brendshëm Bruto
8) Legalizime falas + Ujin në cdo parcelë e shtëpi
Dy gjëra, këto 4 vite, do merrem unë përsonalisht dhe do të përgjigjem unë personalisht. Mbas 4 vitesh nuk do t’ja vë absolutisht përgjegjësinë askujt: Legalizimet falas të shtëpive të ndërtuara në zonat infromale dhe ujin në cdo metër katror tokë buke dhe ujin e pijshëm në cdo shtëpi. Me këto dy gjëra do merrem unë dhe do përgjigjem unë.

9) Kthimi i emigrantëve në vend
Ne do të ndërtojmë mirëqenie dhe do të krijojmë kushtet që dhe bijtë tuaj të kthehn nga andej nga janë. Mos rropaten më në tokat e fqinjëve, po të vijnë dhe të ndërtojnë të ardhmen dhe pasurinë e tyre këtu në tokat e stërgjyshëre të tyre.

A ju duken se i keni dëgjuar këto më parë?

Keni të drejtë.
Pikërisht këto ishin premtimet e Ramës para 8 viteve.

Po Rama nuk ka mbajtur as edhe një nga këto premtime.

Ai ka dështuar në çdo drejtim.

Rama premtoi para 8 vjetësh kujdes shëndetësor falas për të gjithë, por e nuk bëri dhe shëndetësia është në kolaps. Rama premtoi para 4 vjetësh se do të ulte kostot e jetesës, po kostot e jetesës vetëm rriten.

Tani ka filluar të thotë të tjera premtime boshe.
E gjithë kjo do të ishte për të qeshur sikur këto tallje të mos rëndonin mbi xhepat e shqiptarëve dhe të mos i vuanim në kurriz tash 8 vjet.

Ka ardhur koha të ndryshojmë, ka ardhur koha ta largojmë Ramën dhe të punojmë për njerëzit.

Prej disa muajsh, une po punoj me specialistët më të mirë për të sjellë plane serioze pune për qytetarët shqiptarë, në të gjitha fushat: ekonomi, arsim, shëndetësi, bujqësi, dhe në të gjitha fushat!

Të dashur shqiptarë,
Vendi ynë është nën ujë. Sërish.
Rrugët janë bllokuar. Sërish.
Njerëzit po jetojnë në çadra. Ende.
Gra e fëmijë po vuajnë të ftohtin.
Katastrofa natyrore kanë ndodhur këto kohë dhe gjithmonë do të ndodhin.
Pyetja e vetme që shtrohet është: ç’po bëhet për të shmangur sa më shpejt e sa më mirë pasojat që i vuajnë qytetarët?
Çfarë bën Edi Rama sa herë njerezit kanë nevojë për ndihmën e shtetit?
Vetëm propagandë!
Çfarë bëri Rama pasi ra tërmeti? Vetëm propagandë!
Çfarë bëri Eama kur nisi pandemia? Vetëm propagandë!
Çfarë bëri pasi nisën përmbytjet? Vetëm propagandë!
Ku është Rama ku shumica e vendit është e bllokuar?

Rama po bën atë që di të bëjë më mirë: vetëm propagandë!
Me Ramën Shqipëria ka ngecur në baltë, dhe ka ardhur koha që ta nxjerrim atë nga balta.
Më 25 prill Rama do të humbë dhe do të fitojë Shqipëria!”, tha ai.

Etiketa: Bashapremtimerama


Ju sugjerojmë

Ja pse Kupola e Raketave izraelite nuk arrin të mbrojë qytetet
Bota

Ja pse Kupola e Raketave izraelite nuk arrin të mbrojë qytetet

21 Qershor, 2025 10:37 pm
Lirimi nga burgu i liderit të opozitës bjelloruse/Spiropali: Një hap shprese për…
Aktualitet

Lirimi nga burgu i liderit të opozitës bjelloruse/Spiropali: Një hap shprese për…

21 Qershor, 2025 10:12 pm
Brazil/ Digjet balona në ajër, ndërrojnë jetë 8 turistë
Bota

Brazil/ Digjet balona në ajër, ndërrojnë jetë 8 turistë

21 Qershor, 2025 9:25 pm
Pakistani do të nominojë Donald Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen
Bota

Pakistani do të nominojë Donald Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen

21 Qershor, 2025 9:03 pm
Rinumërohen 34% e kutive të Tiranës/ Asnjë ndryshim në rezultate,partitë humbin vota
Aktualitet

Rinumërohen 34% e kutive të Tiranës/ Asnjë ndryshim në rezultate,partitë humbin vota

21 Qershor, 2025 8:29 pm
Panairi i Parë i Librit Shqip/Gonxhja në Preshevë, pritet nga Kryetarja e Komunës
Aktualitet

Panairi i Parë i Librit Shqip/Gonxhja në Preshevë, pritet nga Kryetarja e Komunës

21 Qershor, 2025 8:14 pm
Shqiptarët pushtojnë New York-un, mijëra njerëz mbushin rrugët në paraden kuqezi
Aktualitet

Shqiptarët pushtojnë New York-un, mijëra njerëz mbushin rrugët në paraden kuqezi

21 Qershor, 2025 7:57 pm
Auto-Skicë
Aktualitet

Ujësjellës-Kanalizime Durrës: Do reduktohet furnizimi me ujë në zonën e Fushë Kuqes

21 Qershor, 2025 7:53 pm
Xhaka jep dritën jeshile, zbulohen detajet e kontratës te Milani
Kryesore

Xhaka jep dritën jeshile, zbulohen detajet e kontratës te Milani

21 Qershor, 2025 7:21 pm
U rrëzua duke bërë foto në ekspozitë, turisti dëmton pikturën e shekullit të XVII
Bota

U rrëzua duke bërë foto në ekspozitë, turisti dëmton pikturën e shekullit të XVII

21 Qershor, 2025 6:56 pm
Para
COVID-19/ Shtatë viktima në 24 orët e fundit në Kosovë

COVID në Kosovë/ Rekord testimesh, 246 raste të reja infektimesh

Rama nxjerr pamjet e borëpastruesve në Rrugën e Kombit: Gatishmëri e plotë

Rama nxjerr pamjet e borëpastruesve në Rrugën e Kombit: Gatishmëri e plotë

“Bora pushoi, favorizohet akulli”,ARRSH njofton sërish: Bëni kujdes

"Bora pushoi, favorizohet akulli",ARRSH njofton sërish: Bëni kujdes
















TE FUNDIT

Ja pse Kupola e Raketave izraelite nuk arrin të mbrojë qytetet

Ja pse Kupola e Raketave izraelite nuk arrin të mbrojë qytetet
21 Qershor, 2025

Izraeli, një nga shtetet më të avancuara në teknologji ushtarake, ka në arsenalin e tij raketën anti-balistikë më të sofistikuar...

Lexo më shumë

Lirimi nga burgu i liderit të opozitës bjelloruse/Spiropali: Një hap shprese për…

Lirimi nga burgu i liderit të opozitës bjelloruse/Spiropali: Një hap shprese për…
21 Qershor, 2025

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka reaguar pas lirimit nga burgu pas katër vitesh të liderit të opozitës bjelloruse, Siarhei...

Lexo më shumë

Brazil/ Digjet balona në ajër, ndërrojnë jetë 8 turistë

Brazil/ Digjet balona në ajër, ndërrojnë jetë 8 turistë
21 Qershor, 2025

Të paktën tetë turistë kanë vdekur në një aksident me balonë në Brazil, njofton një guvernator i shtetit. Sipas BBC,...

Lexo më shumë

Pakistani do të nominojë Donald Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen

Pakistani do të nominojë Donald Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen
21 Qershor, 2025

Pakistani ka njoftuar se planifikon të nominojë Presidentin e SHBA, Donald Trump për çmimin Nobel për Paqe, duke përmendur rolin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com