Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne në qytetin e Vlorës. Policia njofton se një paciente 50-vjeçare është vetëhedhur nga spitali psikiatrik i këtij qyteti.
Shtetasja me iniciale H. Xh., 50 vjeçe, është transportuar me urgjencë në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Njoftimi i Policisë
Më datë 01.02.2021, rreth orës 09:10, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e spitalit psikiatrik, shtetasja H. Xh., 50 vjeçe, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.