InstaBIZ

Ori Nebiaj infektohet me COVID, si paraqitet gjendja e saj shëndetësore


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:35 - 01/02/21 |
Doriana Çepunaj

Moderatorja Ori Nebiaj është infektuar me koronavirus. Lajmin e ka bërë të ditur kolegu i saj Isli Islami mëngjesin e kësaj të premteje, gjatë një interviste me kreun e Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj.

“Nuk e di nëse te 127 keni hasur javën e kaluar një telefonatë, e cila vinte nga një vajzë e re nga Tirana, me banim te rruga “Islam Alla”, e identifikuar me emrin Oriela Nebiaj që tregonte për simptomat që kishte. Nuk e di nëse është regjistruar, sepse edhe Orin e kemi me COVID”, tha moderatori.

Më tej, Isli ka thënë se Ori ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

“Përfitojmë nga rasti për t’i uruar të shkuara dhe i themi se e presim shumë shpejt. Mbi të gjitha duke i qetësuar të gjithë dhe duke u thënë se është mirë me shëndet”, bëri të ditur Isli./Opinion.al

Pas