Olta Xhaça është marr në pyetje nga SPAK në lidhje me dy tendera të cilët dyshohet se janë abuziv.
Bëhet fjalë për tenderin e blerjes së maskave për ushtrinë dhe tenderin për ushqimet kundrejtë nevojave të ushtrisë. Sa i takon tenderit për maskat, Xhaçka është marrë në pyetjes pasi firma e saj gjendet në prokurim. SPAK në këtë tender dyshon për abuzim pasi ka zbuluar se tenderi është rinegociuar nën argumentin e ministres Xhaçka se Ministrisë së Mbrojtjes i erdhën asokohe maska dhuratë dhe se nuk donte që të mbeteshin stok.
Ndërkohë, në lidhje me tenderin e dytë, atij të ushqimeve, po hetohet për rolin që ministrja ka pasur në procedurë. Më herët ky tender është denoncuar nga Partia Demokratike si abuziv./Opinion.al