Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë. Mëngjesin e sotëm në lagjen “24 Maji” të këtij qyteti është gjetur një trup i pajetë.
Sipas Policisë, viktima është identifikuar me inicialet G.B, ndërsa trupi i tij është gjetur brenda një kanali.
Autoritetet dyshojnë se 50-vjeçari, i cili vuante nga sëmundja e epilepsisë, është rrëzuar aksidentalisht kur ka qenë duke ecur dhe për pasojë është mbytur në kanal.
Ndërkohë, vijon puna për zbardhjen e plot të rrethanave të ngjarjes së rëndë./ Opinion.al