Diego Armando Maradona, njihej për bamirësitë e tij të shumta. Pas vdekjes së tij është zbuluar se ai iu siguronte ushqimin çdo muaj 50 familjeve të varfëra. Maradona shpenzonte 100 mijë euro në muaj për t’u siguruar bazën materiale të jetesës së tyre.
Por, vdekja e yllit të futtbollit ka bërë që 50 familjeve t’iu ndërpritet ndihma ekonomike. Arsyeja lidhet me gjyqet për ndarjen e pasurisë, të cilat kanë sjellë bllokimin e çdo llogarie në emër të tij.
Në Argjentinë ende nuk janë të qartë se ç’do të ndodhë me familjet, që Maradona i mbajti me ushqim deri në ditën e fundit të jetës së tij.
Diego Armando Maradona u nda nga jeta më datë 25 nëntor për shkak të një arrestit kardiak. Nëpër gjykata po bëhet një luftë e madhe mes trashëgimtarëve për pasurinë e legjendës së futbollit, të vlerësuar 50 milionë dollarë./ Opinion.al