Autoritetet shëndetësore greke kanë njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 101 viktima nga COVID-19, ndërsa janë konfirmuar 904 raste të reja.
Numri i përgjithshëm i rasteve në Greqi është 115471, prej të cilave 4986 kanë të bëjnë me udhëtime nga jashtë vendit.
Mosha e mesatare e atyre që po trajtohen në intubim është 65 vjeç. 169 (28.2%) janë gra dhe pjesa tjetër janë burra. 75.3% e pacientëve të intubuar kanë sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.
Aktualisht në shtetin fqinj janë 600 pacientë janë të intubuar./ Opinion.al