Policia Rrugore në Tiranë vijon kontrollet në rrugët e kryeqytetit për të parandaluar aksidentet dhe për të menaxhuar trafikun.
Konkretisht si rezultat i punës së policisë, 39 shtetas janë proceduar penalisht për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, 22 prej tyre janë vënë në pranga, ndërkohë që 29 mjete janë bllokuar.
‘Të tjera fokuse të kësaj jave ishin: Kontrollet për përdorimin e kaskës mbrojtëse, nga drejtuesit e motomjeteve, ku për shkeljen e këtij rregulli janë vënë 987 masa administrative. Kontrollet për automjetet e parkuara në mënyrë të gabuar, që zënë hapësirat në vendet e rezervuara për mjetet e transportit publik(autobuzë, taksi) dhe korsi biçikletash. Për këtë shkelje, janë tërhequr me mjet ngritës 29 automjete. Kontrollet vijojnë.
Policia Rrugore apleon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor: të mos kryejnë manovra të rrezikshme në rrugë, si dhe të mos drejtojnë mjetin në efektin e alkoolit/në gjendje të dehur.
Gjithashtu, fton qytetarët të denoncojnë çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, si dhe iu garanton reagim të menjehershëm dhe konform ligjit’, thuhet në njoftimin e policisë.