Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, së bashku me kabinetin qeveritar, janë nisur drejt Shqipërisë.
Hoti, ka publikuar në profilin e tij zyrtar, një fotografi ku shihet bashkë me ministrat e LDK-së teksa udhëton me autobus për mbledhjen e dy qeverive.
“Bashkë me kabinetin rrugës për Shqipëri. Për pak takohemi me kolegët tanë nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë,” – ka shkruar Hoti.
Qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës do të zhvillojnë sot mbledhjen e tyre, e cila ishte parashikuar të zhvillohej më 25 shtator./Opinion.al