Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ndryshime në Kodin Rrugor, 10-fishohet gjoba për celularin

2020/09/11 at 7:11 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Ndryshime në Kodin Rrugor, 10-fishohet gjoba për celularin

Kodi Rrugor duket se do të ndryshojë sërish dhe një variant paraprak është nxjerrë për konsultim me një numër të madh ndryshimesh. Por ajo që bie në sy është përforcimi i sistemit të pikëve lidhur me lejen e drejtimit.


Edhe pse ky sistem ka vite që funksionon nuk ka pasur një aplikim të heqjes së pikëve në rastet e shkeljeve. Por çfarë ndryshimesh sjell Kodi i ri i nga masat për përdorimin e rripit të sigurimit dhe celularit tek ato ndëshkuese për parakalimet e gabuara, për kalimin e kufijeve të shpejtësisë, qarkullimin me makinë të blinduar pa autorizm apo automjet me targa të huaja që ka kaluar periudhën një vjeçare që i lejohet brenda territorit.

Së pari në lidhur me rripin  e sigurimit  në Kod saktësohet se kushdo nuk përdor rripat e sigurisë dhe sistemet e fiksimit, ndëshkohet me masë administrative me gjobë, nga pesë mijë deri në pesëmbëdhjetë mijë lekë. Drejtuesi i mjetit ndëshkohet me masë administrative me gjobë, nga një mijë deri në tremijë lekë, nëse konstatohet se në mjetin që ai drejton ka pasagjerë që nuk kanë vendosur rripin e sigurimit.

Sa i takon përdorimit të celularit në nenin 171 pika dy saktësohet se është e ndaluar që drejtuesi i mjetit të përdorë gjatë lëvizjes mjete teknologjike të komunikimit dhe ndërveprimit, si aparatura radiotelefonike apo celulare, kufje zanore, me përjashtim të drejtuesve të mjeteve të Forcave të Armatosura dhe të policisë. Përdorimi i pajisjeve pa kufje ose kufje lejohet për sa kohë që drejtuesi i mjetit ka aftësi të përshtatshme dëgjimi në të dy veshët, të cilat nuk kërkojnë përdorimin e duarve për funksionimin e tyre.

Për ata që nuk e zbatojnë ligjin  është vendosur 10-fishim i gjobës duke kaluar nga limitet pesëqind deri në një mijë e pesëqind lekë në pesë mijë në pesëmbëdhjetë mijë lekë.  Në raste të përsëritjes së shkeljes së mësipërme 3 herë brenda të njëjtit vit, drejtuesit të mjetit i pezullohet leja e drejtimit 3 muaj dhe i hiqen 10 pikë.

Qarkullimi në sens të kundërt dhe ndalimi i qarkullimit

Kodi Rrugor saktëson se cilido që nuk respekton ndalimin e qarkullimit, qarkullon në sens të kundërt me atë të lejuar, nuk zbaton detyrimin e përparësisë dhe të ndalimit në kryqëzim, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga një mijë, deri në katër mijë lekë dhe, për rastet kur qarkullon në sens të kundërt me atë të lejuar, përveç masës së mësipërme, drejtuesit të mjetit i pezullohet leja e drejtimit për një periudhë 6-mujore.

Lidhur me impiantet semaforikë është qartësuar një pikë që lidhet me kohëzgjatjen e dritës së verdhë duke thënë shprehimisht se në të gjitha rastet e impianteve semaforikë, drita e verdhë paralajmëruese nuk duhet të jetë më e shkurtër se 5 sekonda

Makinat e blinduara dhe ato me targa të huaja

“Kushdo që qarkullon me një mjet të blinduar, për të cilin mungon autorizimi i lëshuar nga organi kompetent, ndëshkohet me masë administrative me gjobë, nga njëqind mijë deri në dyqind mijë lekë dhe zbatohet masa administrative plotësuese e konfiskimit administrativ të mjetit. Të njëjtat masa zbatohen ndaj zotëruesit të mjetit nëse ky i beson mjetin një drejtuesi të paautorizua” thuhet në nenin e ndryshuar.

Automjetet, motomjetet dhe rimorkiot për të qarkulluar duhet të jenë të pajisura me një leje qarkullimi dhe të jenë të regjistruara pranë degëve përkatëse të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Automjetet,  motomjetet  dhe  rimorkiot  e  regjistruara  në  një shtet të huaj dhe që i kanë kryer formalitetet doganore, kur këto janëtë  parashikuara,  lejohet  të  qarkullojnë  në  Shqipëri  për  një  periudhë maksimalë njëvjeçare, në bazë të dokumenteve të regjistrimit të shtetit të  origjinës  dhe  lejes  ndërkombëtare  të  qarkullimit si dhe zbatohet masa administrative plotësuese e konfiskimit të mjetit

Leja e qarkullimit dhe siguracioni

Me Kod Rrugor deri më tani vetëm leja e qarkullimit ishte ajo që sanksionohej si detyrim për qarkullim ndërkohë që në kod është shtuar tashmë edhe siguracioni.

“Në pikën 1, pas togfjalëshit “leje qarkullimi”, shtohet togfjalëshi “sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”.

Po kështu parashikohet edhe një ndryshim që duket se është në funksion të sistemit të pikëve.

“Pas pikës 6, shtohet pika 6/1 me përmbajtje

“Mbajtësi i lejedrejtimit ka në dispozicion një sasi prej njëzetë pikësh. Kjo sasi pikësh, shënohet në regjistrin kombëtar të personave të aftësuar për drejtimin e mjeteve, të parashikuar në nenet 220 dhe 221 të këtij Kodi, më poshtë “Regjistri kombëtar”.  Pikët hiqen si pasojë e shkeljeve të normave të sjelljes në rrugë, për të cilat është parashikuar një masë administrative plotësuese e pezullimit të lejedrejtimit, ose kur është e parashikuar në mënyrë specifike në dispozitat e kapitullit V të këtij Kodi. Sasia e pikëve që hiqet për çdo shkelje, rezulton nga vendimi i organit epror të agjentit verifikues dhe nga njoftimi i çdo kundërvajtje për të cilën në normat e këtij Kodi është parashikuar heqje pikësh”.

Në pikën 4 shtohet fjalia: “Sasia e pikëve sipas kërkesës i dërgohet ose i bëhet e ditur çdo drejtuesi mjeti, në postën elektronike të certifikuar.

Pika 6, riformulohet me këtë përmbajtje:

“6. Me humbjen totale të pikëve, mbajtësi i lejedrejtimit ndjek një kurs një javor pranë autoshkollave të licencuara. Në përfundim të këtij kursi, drejtuesi i mjetit i nënshtrohet provimit të kualifikimit teknik, sipas nenit 128 të këtij Kodi dhe akteve të tjera normative në fuqi.

Në pikën 7, fjalia e fundit ndryshohet si vijon:

“Sasia e pikëve për çdo shkelje përcaktohet në shtojcën përkatëse të këtij neni (kodi).

Ndalimet e parakalimit dhe kufijtë e shpejtësisë

“Kushdo që nuk zbaton ndalimet e parakalimit, sipas pikave 9, 10, 11, 12 dhe 13 të këtij neni, ndëshkohet me masë administrative me gjobë, nga pesë mijë deri në dhjetë mijë lekë. Kur nuk zbatohen ndalimet e parakalimit, sipas pikës 14 të këtij neni, masa administrative është me gjobë, nga dy mijë deri në gjashtë mijë lekë. Kushdo që konstatohet me këtë shkelje dy herë brenda të njëjtit vit, ndëshkohet me dyfishin e masës së parashikuar në paragrafin 16 dhe i pezullohet leja e drejtimit për një muaj.”

Lidhur me kufijtë e shpejtëssië duket se është rritur toleranca që parashikohet në nenin 140. Pika 6 ndryshohet me përmbajtjen si vijon: Kështu pika 6 bëhet për përcaktimin e pajtueshmërisë me kufijtë e shpejtësisë, rezultatet e pajisjeve të aprovuara konsiderohen burime prove, gjithashtu për llogaritjen e shpejtësisë mesatare të qarkullimit në seksione të caktuara. Konsiderohen gjithashtu prova regjistrimet e tahografit. Stacionet/pikat e kontrollit në rrjetin rrugor për identifikimin e tejkalimit të shpejtësisë, duhet të jenë më parë të shënuara dhe qartësisht të dukshme, duke përdorur shenjat/tabelat vertikale dhe horizontale, ose nëpërmjet pajisjeve sinjalizuese të ndritshme, në përputhje me rregullat e përcaktuara në Rregulloren për zbatimin e këtij Kodi dhe udhëzimit të ministrave përgjegjës për transportin dhe rendin publik.

Pika 7 ndryshohet si më poshtë:

“7. Kushdo tejkalon kufijtë maksimalë të shpejtësisë me jo më shumë se 10 km/orë, ndëshkohet me masë administrative me gjobë, nga një mijë deri në tre mijë lekë”.

Pika 8 ndryshohet si më poshtë:

“8. Kushdo që tejkalon kufijtë maksimalë të shpejtësisë me më shumë se 10 km/orë dhe jo më shumë se 30 km/orë, ndëshkohet me masë administrative me gjobë, nga dy mijë deri në katër mijë lekë”.

Pika 9 ndryshohet si më poshtë:

“9. Kushdo tejkalon kufijtë maksimalë të shpejtësisë me më shumë se 30 km/orë por jo më shumë se 50 km/orë jashtë qendrave të banuara dhe më shumë se 20 km/orë, por jo më shumë se 40 km/orë në qendrat e banuara, ndëshkohet me masë administrative me gjobë, nga pesë mijë deri në pesëmbëdhjetë mijë lekë. Si pasojë e kësaj shkelje, aplikohet edhe masa administrative shtesë e pezullimit të lejes së drejtimit nga një deri në tre muaj, si dhe i heqjes së tre pikëve.

Pas pikës 9 shtohet pika 9/1 si më poshtë:

9/1. Kushdo tejkalon kufijtë e shpejtësisë maksimale për më shumë se 50 km/orë jashtë qendrave të banuara dhe më shumë se 40 km/orë në qendrat e banuara, ndëshkohet me masë administrative me gjobë, nga njëqind mijë lekë deri në dyqind mijë lekë. Si pasojë e kësaj shkelje, aplikohet masa administrative shtesë e pezullimit të lejes së drejtimit nga tre deri në gjashtë muaj dhe për këtë shkelje hiqen 6 pikë”.

Pika 10 ndryshohet me këtë përmbajtje:

“10. Kushdo që shkel dispozitat e përmendura në paragrafin 4, ndëshkohet me masë administrative me gjobë, nga 20 mijë deri në 40 mijë lekë”.

Pika 11 ndryshohet si më poshtë:

“11. Nëse shkeljet e përmendura në paragrafët 7, 8, 9 dhe 9/1 janë kryer gjatë drejtimit të automjeteve të treguar në paragrafin 3, shkronjat “b”, “e”, “f”, “g”, “h”, “i” dhe “l”, gjobat dhe masat plotësuese dyfishohen. Tejkalimi i shpejtësisë përtej kufirit në të cilën është kalibruar kufiri i shpejtësisë, i përmendur në nenin 179, nënkupton aplikimin e masave administrative të parashikuara në paragrafët 2/1 dhe 3 të të njëjtit nen, në automjetet që kërkohen për të montuar këtë pajisje”.

Pika 12 ndryshohet si më poshtë:

“12. Kur zotëruesi i lejedrejtimit, në një periudhë dy vjeçare, ka kryer shkelje të mëtejshme të paragrafit 9 dhe 9/1, lejedrejtimi ose i certifikata e aftësisë profesionale pezullohen nga tetë deri në tetëmbëdhjetë muaj./ Burimi: Monitor



Ju sugjerojmë

Algjeria ankohet te FIFA për mosndëshkim me karton të kuq të Lionel Messit
Sport

Algjeria ankohet te FIFA për mosndëshkim me karton të kuq të Lionel Messit

19 Qershor, 2026 5:02 pm
Trump: Irani rrëzoi helikopterin Apache, duhet përgjigje ndaj sulmit
Bota

Trump: Pa mua Izraeli nuk do ekzistonte

19 Qershor, 2026 4:02 pm
Zbardhet e vetmja rrugë se si mund të ndeshen Messi dhe Ronaldo në Botëror
Sport

Zbardhet e vetmja rrugë se si mund të ndeshen Messi dhe Ronaldo në Botëror

19 Qershor, 2026 3:47 pm
Protestuesit te selia e PD, Berisha: Provokacion i vogël
Politikë

Protestuesit te selia e PD, Berisha: Provokacion i vogël

19 Qershor, 2026 3:09 pm
Tragjedi në plazhin e Tales, mbyten dy vajza të mitura
Kronikë

Tragjedi në plazhin e Tales, mbyten dy vajza të mitura

19 Qershor, 2026 3:02 pm
Veliaj ngre tonet në seancë: Tirana po drejtohet nga njerëz që s’i ka votuar njeri
Aktualitet

Veliaj ngre tonet në seancë: Tirana po drejtohet nga njerëz që s’i ka votuar njeri

19 Qershor, 2026 3:00 pm
Berisha: Trafikantët e 50 tonëve kokainë blenë 15 mijë m2 tokë për 54 mijë euro
Kryesore

Berisha: Trafikantët e 50 tonëve kokainë blenë 15 mijë m2 tokë për 54 mijë euro

19 Qershor, 2026 2:41 pm
Meloni reagon pas deklaratës së Trump:Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë
Bota

Meloni reagon pas deklaratës së Trump:Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë

19 Qershor, 2026 2:02 pm
Netanyahu: Nuk kemi një afat kohor se kur mund të mbarojë lufta në Iran
Bota

Netanyahu paralajmëron: Nuk do të tolerojmë sulme ndaj ushtarëve izraelitë

19 Qershor, 2026 1:10 pm
Tiranë, policia arreston autorin e pesë vjedhjeve në tre qytete
Kronikë

Tiranë, policia arreston autorin e pesë vjedhjeve në tre qytete

19 Qershor, 2026 12:20 pm
Para
“Mimoza Llastica” dhuron respiratorë për spitalin “Shefqet Ndroqi”

"Mimoza Llastica" dhuron respiratorë për spitalin "Shefqet Ndroqi"

Ligji antishpifje/ Shoqëria civile i bën thirrje Kuvendit të heqë dorë

Ligji antishpifje/ Shoqëria civile i bën thirrje Kuvendit të heqë dorë

Akuzat për shantazh mbi administratën, Braçe sfidon PD: Nxirrni vetëm një

Akuzat për shantazh mbi administratën, Braçe sfidon PD: Nxirrni vetëm një
















TE FUNDIT

Algjeria ankohet te FIFA për mosndëshkim me karton të kuq të Lionel Messit

Algjeria ankohet te FIFA për mosndëshkim me karton të kuq të Lionel Messit
19 Qershor, 2026

Federata Algjeriane e Futbollit iu drejtua FIFA për të bërë një ankesë zyrtare për vendimet e arbitrit gjatë ndeshjes së...

Lexo më shumë

Trump: Pa mua Izraeli nuk do ekzistonte

Trump: Irani rrëzoi helikopterin Apache, duhet përgjigje ndaj sulmit
19 Qershor, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se Izraeli do të ishte “shkatërruar” pa ndërhyrjen e tij gjatë konfliktit të fundit...

Lexo më shumë

Zbardhet e vetmja rrugë se si mund të ndeshen Messi dhe Ronaldo në Botëror

Zbardhet e vetmja rrugë se si mund të ndeshen Messi dhe Ronaldo në Botëror
19 Qershor, 2026

Tifozët e futbollit në mbarë botën po luten për një “Vallëzim të Fundit” në skenën më të madhe. Kupa e...

Lexo më shumë

Protestuesit te selia e PD, Berisha: Provokacion i vogël

Protestuesit te selia e PD, Berisha: Provokacion i vogël
19 Qershor, 2026

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar vendimin e opozitës për të mos votuar amnistinë penale, duke thënë se...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}