Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Konflikti me Greqinë, Erdogan: Sado që të bashkohen, s’do t’ja arrijnë…

2020/09/01 at 3:48 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Konflikti me Greqinë, Erdogan: Sado që të bashkohen, s’do t’ja arrijnë…

Pavarësisht thirrjeve të Bashkimit Europian, Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan duket se është i vendosur që të mos bëjë hapa pas në konfliktin me Greqinë. Erdogan këmbëngul se Turqia është duke u mbrojtur dhe se është në kërkim të drejtësisë.


“Në thelbin e aktiviteteve tona në Mesdheun Lindor dhe në Egje është kërkimi i të drejtës dhe drejtësisë”,-është shprehur Erdogan teksa mori pjesë dhe mbajti një fjalim në ceremoninë e hapjes së vitit gjyqësor 2020-2021 të zhvilluar në Qendrën e kongresit dhe kulturës Beştepe në Ankara.

Ai tha se me të njëjtin besim dhe kërkesë vazhdojnë punimet në çdo vend ku janë fizikisht në terren nga Siria e deri në Libi. Presidenti turk i ka cilësuar lëvizjet greke si përpjekje për të burgosur shtetin e tij.

“Përpjekja për të burgosur Turqinë nëpërmjet një ishulli prej 10 kilometra katrorë duke injoruar madhësinë gjigante prej 780 mijë kilometra katrorë është shprehje e qartë e padrejtësisë dhe mohimit të të drejtës. Përpjekja për t’u vendosur mbi pasuritë e Mesdheut që janë e drejtë e çdo vendi përreth është një shembull i plotë i kolonializmit modern”,-tha Erdogan.

Ai shtoi se Greqia vijon të ekzistojë duke u fshehur pas shteteve të tjetra që e marrin në mbrojtje, ndërsa akuzoi shtetin helen se ka persekutuar popuj dhe i ka shfrytëzuar ata.

“Gjithashtu është padrejtësia më e madhe që kanë bërë ata të cilët janë përpjekur të realizojnë qëllimet e tyre të fshehta duke na hedhur përpara një shtet i cili përgjatë historisë së tij ka vazhduar ekzistencën duke u fshehur gjithmonë pas të tjerëve. Ne tashmë jemi mërzitur nga kjo lojë në hije. Tashmë ka filluar të bëhen qesharake përpjekjet duke na vendosur përpara një shteti i cili nuk bën mirë as për veten e tij dhe se që e hedhin përpara Turqisë e cila është një fuqi rajonale dhe globale. Po mbaron epoka e atyre që për shekuj me radhë nuk kanë lënë vend pa shfrytëzuar, të cilët nuk kanë lënë shoqëri pa masakruar dhe njerëz pa persekutuar nga Afrika e deri në Amerikën e Jugut. Kryesimi i vendit tonë në këtë drejtim nuk është vetëm për veten e saj por për të gjithë të shtypurit. Për këtë arsye nga cilido vend i botës ngrihet një britmë për thirrje ne drejtohemi atje me të gjitha mundësitë tona. Për këtë arsye ne shprehim me zërin më të lartë kërkesën tonë për të drejtën dhe drejtësinë. Edhe krijuesi ynë në shpërblim të qëndrimit tonë të fortë dhe të sinqertë na hap rrugën në çdo fushë, i prish kurthet dhe i jep fuqi fuqisë tonë. Sado të bashkohen frontet e armiqësisë, nuk do të mund ta ndalojnë rritjen e Turqisë”,-theksoi Erdogan./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Dilte në rrugë i veshur si punonjës policie/ Arrestohet 20-vjeçari në Kamëz
Aktualitet

Dilte në rrugë i veshur si punonjës policie/ Arrestohet 20-vjeçari në Kamëz

2 Nëntor, 2025 5:06 pm
VIDEO/ Arbër Hoxha shënon gol spektakolar në Zagreb
Sport

VIDEO/ Arbër Hoxha shënon gol spektakolar në Zagreb

2 Nëntor, 2025 4:35 pm
SHBA kufizon vizat për zyrtarët e huaj: Kanë gjobitur dhe intimiduar amerikanët
Bota

Sekretari amerikan i Shtetit: Hamasi vazhdon të rrëmbejë ndihmat për Gazën

2 Nëntor, 2025 3:33 pm
Lamtumira e Fatos Nanos bashkoi Ramën me Kurtin, Ahmeti në krah të Ruçit
Aktualitet

Lamtumira e Fatos Nanos bashkoi Ramën me Kurtin, Ahmeti në krah të Ruçit

2 Nëntor, 2025 2:56 pm
Zbulohen 3 ambiente ku kultivohej kanabis në Malësi të Madhe,2 kushërinjtë në pranga
Kronikë

Zbulohen 3 ambiente ku kultivohej kanabis në Malësi të Madhe,2 kushërinjtë në pranga

2 Nëntor, 2025 2:43 pm
Kush mund t’i sabotojë negociatat mes Trump dhe Putin?
Bota

Rusia: Takimi Trump-Putin i panevojshëm për momentin

2 Nëntor, 2025 2:33 pm
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Trump paralajmëron Nigerinë: Do të ndërhyjmë, ndaloni mzorinë ndaj të krishterëve

2 Nëntor, 2025 2:02 pm
Fatos Nano përcillet për në banesën e fundit
Aktualitet

Fatos Nano përcillet për në banesën e fundit

2 Nëntor, 2025 1:42 pm
Rama në homazhet për Fatos Nanon: Plasja më vjen që nuk jemi dot sonte për një darkë
Aktualitet

Rama në homazhet për Fatos Nanon: Plasja më vjen që nuk jemi dot sonte për një darkë

2 Nëntor, 2025 1:12 pm
“Lamtumirë Fatos”, Xhoana Nano: Faleminderit që më dhe mundësinë të të dua!
Aktualitet

“Lamtumirë Fatos”, Xhoana Nano: Faleminderit që më dhe mundësinë të të dua!

2 Nëntor, 2025 12:28 pm
Para
71 raste të reja me COVID-19, humb jetën një person

COVID-19 në Shqipëri, rekord të shëruarish në 24 orët e fundit

Koronavirusi në Shqipëri, 5 pacientë në terapi intensive

Koronavirusi/ 6 viktima dhe 93 raste të reja në Shqipëri

Koronavirusi/ Shkon në 10 numri i të prekurve në Shqipëri

Koronavirusi në Shqipëri, si paraqitet situata në spitalet COVID
















TE FUNDIT

Dilte në rrugë i veshur si punonjës policie/ Arrestohet 20-vjeçari në Kamëz

Dilte në rrugë i veshur si punonjës policie/ Arrestohet 20-vjeçari në Kamëz
2 Nëntor, 2025

Një 20-vjeçar në Kamëz është arrestuar nga Policia e Tiranës, sepse mbante dhe përdorte padrejtësisht uniformën e Policisë së Shtetit...

Lexo më shumë

VIDEO/ Arbër Hoxha shënon gol spektakolar në Zagreb

VIDEO/ Arbër Hoxha shënon gol spektakolar në Zagreb
2 Nëntor, 2025

Dinamo Zagreb ka marrë një fitore të rëndësishme në garën për titull në kampionatin kroat, duke mposhtur Rijekën me rezultatin 2-1...

Lexo më shumë

Sekretari amerikan i Shtetit: Hamasi vazhdon të rrëmbejë ndihmat për Gazën

SHBA kufizon vizat për zyrtarët e huaj: Kanë gjobitur dhe intimiduar amerikanët
2 Nëntor, 2025

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, thotë se Hamasi ka vazhduar të sekuestrojë ndihmën humanitare të destinuar për civilët...

Lexo më shumë

Lamtumira e Fatos Nanos bashkoi Ramën me Kurtin, Ahmeti në krah të Ruçit

Lamtumira e Fatos Nanos bashkoi Ramën me Kurtin, Ahmeti në krah të Ruçit
2 Nëntor, 2025

Mijëra qytetarë, politikanë nga Shqipëria dhe rajoni, përfaqësues të komuniteteve fetare, diplomatë, njerëz të artit i dhanë lamtumirën e fundit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com