Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqiptarët dhe aftësia e të mësuarit gjuhë të ndryshme

2020/08/24 at 3:21 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
Shqiptarët dhe aftësia e të mësuarit gjuhë të ndryshme

Nga Fatjona R. Lubonja Ed.D –


Shqiptarët ndër vite kanë praktikuar një aftësi të përdorimit të gjuhëve të ndryshme, përfshi këtu gjuhën e lindur, gjuhët e mësuara gjatë rritjes dhe dialektet. Ky është një fenomen i rëndësishëm që kërkon reflektimin e një mendimi analitik, edhe pse thjeshtë mund të diskutohet si një hipotezë. Për më tepër popullsia shqip-folëse është një popullsi emigruese (INSTAT, 2018) që praktikon fenomenin e të mësuarit, përvetësimit dhe përdorimit të gjuhëve të ndryshme. Por në këtë shkrim i referohem shqiptarëve jashtë dhe brenda kufijve të Shqipërisë, për arsyen sepse kjo popullsi, përveç përdorimit të gjuhës së lindur (shqiptare/shqip), kultura e të mësuarit të gjuhëve të ndryshme është pothuajse një kulturë kolektive, praktike dhe e emancipuar.

Çfarë janë gjuhët komunikuese për të trurit?

Sipas studimeve neuro-shkences “gjuhësia” buron nga gene komplekse por në veçanti gjëndet në genin i quajtur FOXP2 (Marcus, G., & Fisher, S. 2003). Procesi i të mësuarit dhe përdorimit të gjuhës përfshin jo vetëm pjesët e rëndësishme të aktivitetit të lobit ballor dhe temporal (Broca dhe Wernicke), por pothuajse në të gjithë pjesët e trurit që kanë lidhje me atë të kujtesës, perceptimit, levizjet, emocionet, dhe më shumë (Kandel, R. E., & Hawkins, D. R., 1992). Gjithashtu gjuha që flasim influencon lëvizjen e syve (Tanenhous, et, al. 1995), pasi disa fjalë në gjuhë të ndryshme kanë ngjashmëri në tingujt por nuk kanë kuptime të përbashkëta që në raste të veçanta krijojnë memorje pamore. Për shembull, një individ që flet dy gjuhët, shqip dhe anglisht, kur i referohet fjalës në anglisht që tingullon ¨door¨ ¨open the [door]¨, gjithashtu gjen ngjashmëri në tingull me flalën shqip ¨dor/ë¨, ¨hape me [dor]¨. Pavarësisht se fjalët kanë kuptime të ndryshme por tinguj të përbashkët, ato kuptohen dhe memorizohen edhe nga ana vizuale me lëvizjen e syve, ku varet nga situata, i drejton sytë nga ¨dera¨ dhe nga ¨dora¨. Si organizohen gjuhët në pjesët e trurit?

Aftësia për të mësuar dhe për të përdorur disa gjuhë është një fenomen i trurit (Hamrick, et al. 2018). Një faktor i rëndësishëm për këtë aktivitet është plasticiteti i trurit. Më thjeshtë, mund të shpjegohet se gjuha e lindur nuk eleminohet apo harrohet për t’u zëvëndësuar nga një gjuhë tjetër. Megjithëse gjuha e lindur dhe gjuhët e tjera të mësuara në kohë të ndryshme aktivojnë shpeshherë të njëjtin pjesë të trurit, gjithsesi ato aktivojnë edhe pjesë të ndryshme të rrugëtimit të qelizave nervore. (Flinker, et al. 2015) Pra, truri e praktikon sistemin egzistues të qelizave nervore por gjithashtu aktivizon dhe shtigje të tjera të qelizave nervore për gjuhë të ndryshme.

Si rrjedhim një aktivitet qelizor i tillë është e rëndësishme për të vlerësuar idenë që të mësuarit dhe përdorimit të gjuhëve të ndryshme mund të riorganizojë strukturën e rrugëtimit të disa qelizave nervore (Cole, D. J., Espinueva, D., & et. al., 2020). Rrjedhimisht, duke iu referuar çfarë diskutohet më sipër, mësimi dhe përdorimi i gjuhëve në mënyrë aktive është një faktor pozitiv dhe i shëndetshëm për trurin dhe qelizat nervore. Komunikimi nëpërmjet gjuhësisë është një aktivitet kompleks i trurit (Fedorenko, E., et al. 2011), por truri nuk bën diskriminime përsa i përket mudësisë për të mësuar gjuhë të ndryshme. Ato mund të mësohen në çdo moshë. Për shqiptarët mundësia për të përdorur më shumë se një gjuhë është një faktor positiv që mund të influencojë positivisht në shëndetin e tyre. Në rrjedhim, të praktikohet mësimi i gjuhëve tek fëmijët që në moshë të re, kur hidhen hapat e para gjatë procesit të mësuarit të gjuhës kominikuese, por edhe në moshat e rritura. Ky është një faktor shumë i rëndësishëm për të ruajtur dhe vazhduar plasticitetin dhe shëndetin e trurit.



Ju sugjerojmë

Zjarri/ Delvina në orë ankthi, evakuohen qytetarët
Aktualitet

Zjarri/ Delvina në orë ankthi, evakuohen qytetarët

12 Gusht, 2025 11:09 pm
OKB: Njeriu, shkaktari kryesor i zjarreve pyjore
Aktualitet

27 vatra zjarri aktive në Shqipëri, zonat më problematike

12 Gusht, 2025 10:48 pm
NASA: SHBA do të jetë kombi i parë që vendos energjinë në Hënë
Life Style

NASA: SHBA do të jetë kombi i parë që vendos energjinë në Hënë

12 Gusht, 2025 10:28 pm
Zjarri në malin e Delvinës i afrohet puseve të gazit
Aktualitet

Zjarri në malin e Delvinës i afrohet puseve të gazit

12 Gusht, 2025 10:11 pm
Rusia publikon përmbledhjen e bisedave të zhvilluara mes Putin dhe Trump
Bota

Çfarë duhet të dimë për samitin historik Trump-Putin?

12 Gusht, 2025 10:01 pm
Interi nuk e do më Asllanin, klubi i Serie A kërkon të transferojë shqiptarin
Sport

Interi nuk e do më Asllanin, klubi i Serie A kërkon të transferojë shqiptarin

12 Gusht, 2025 9:31 pm
Cilat territore mund të detyrohet t’i dorëzojë Ukraina?
Bota

Cilat territore mund të detyrohet t’i dorëzojë Ukraina?

12 Gusht, 2025 9:01 pm
Zjarret në Gramsh, 32 familje akomodohen në konviktin e qytetit
Aktualitet

Zjarret në Gramsh, 32 familje akomodohen në konviktin e qytetit

12 Gusht, 2025 8:28 pm
Shkëndija eliminohet nga Liga e Kampionëve pas humbjes së thellë ndaj Qarabag
Sport

Shkëndija eliminohet nga Liga e Kampionëve pas humbjes së thellë ndaj Qarabag

12 Gusht, 2025 8:10 pm
Çfarë ndodh nëse do të zhdukeshin të gjitha mushkonjat?
Life Style

Çfarë ndodh nëse do të zhdukeshin të gjitha mushkonjat?

12 Gusht, 2025 7:57 pm
Para
Navalni/Qeveria gjermane: Ka disa gjasa që mund të flitet për sulm helmues

Navalni/Qeveria gjermane: Ka disa gjasa që mund të flitet për sulm helmues

53 raste të reja,Kosova rrezikon mbylljen e institucioneve ku ka të prekur

Kosova po negocion për vaksinën kundër COVID-19, Zemaj: Do të jetë falas

Ndeshja e Tiranës me Crvena Zvezdën/ Policia tregon rrugët që bllokohen

Ndeshja e Tiranës me Crvena Zvezdën/ Policia tregon rrugët që bllokohen
















TE FUNDIT

Zjarri/ Delvina në orë ankthi, evakuohen qytetarët

Zjarri/ Delvina në orë ankthi, evakuohen qytetarët
12 Gusht, 2025

Situata në Delvinë vijon të jetë kritike, ndërsa zjarri ka përfshirë zona të gjera dhe i është afruar rrezikshëm spitalit...

Lexo më shumë

27 vatra zjarri aktive në Shqipëri, zonat më problematike

OKB: Njeriu, shkaktari kryesor i zjarreve pyjore
12 Gusht, 2025

Aktualisht në territorin e vendit janë raportuar 34 vatra zjarri, nga të cilat 27 janë aktive dhe 7 po mbahen...

Lexo më shumë

NASA: SHBA do të jetë kombi i parë që vendos energjinë në Hënë

NASA: SHBA do të jetë kombi i parë që vendos energjinë në Hënë
12 Gusht, 2025

Shefi i përkohshëm i NASA-s, Sean Duffy, ka urdhëruar agjencinë hapësinore amerikane të përshpejtojë planet për vendosjen e një reaktori...

Lexo më shumë

Zjarri në malin e Delvinës i afrohet puseve të gazit

Zjarri në malin e Delvinës i afrohet puseve të gazit
12 Gusht, 2025

Flakët që kanë përfshirë faqen e malit mbi qytetin e Delvinës janë afruar ndjeshëm pranë puseve të gazit dhe kondensatit,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com