Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Navalni/Qeveria gjermane: Ka disa gjasa që mund të flitet për sulm helmues

2020/08/24 at 3:42 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Navalni/Qeveria gjermane: Ka disa gjasa që mund të flitet për sulm helmues

Pas transportit të kritikut të njohur të Kremlinit, Aleksej Navalni në Berlin në spitalin e njohur Charite në fundjavë, mjekët kanë kryer kontrolle të zgjeruara. Detaje për gjendjen e tij shëndetësore priten ndoshta gjatë të hënës, sipas Charite. Mjekët duan të shprehen pas përfundimit të kontrolleve diagnostifikuese dhe ujdisë me familjen. Sipas të dhënave të rrethit të afërt të tij, Navalni me gjasë është helmuar gjatë një fluturimi nga Tomsku, (20.08) ku ai pasi piu një çaj ra në koma dhe u detyrua të trajtohet me emergjencë në metropolin siberian Omsk.


Qeveria gjermane ka sqaruar të hënën, se Aleksej Navalni që po trajtohet në Berlin nuk është i ftuar i qeverisë gjermane. Zëdhënësi, Seibert theksoi të hënën në Berlin, se “nuk ka ftesë zyrtare”. Kancelarja Merkel ka treguar vetëm gatishmërinë e saj, Navalnit me gjasë të helmuar dhe me dëshirën e familjes t’i mundësohet udhëtimi për arsye humanitare. Transporti dhe trajtimi janë organizuar privatisht. Në Berlin klinika e Navalnit ruhet nga nëpunës të Zyrës Federale të Kriminalistikës. “Në fund të fundit bëhet fjalë për një pacient, ndaj të cilit me gjasë mund të jetë ushtruar një sulm helmimi”, tha Seibert. “Prandaj ishte e qartë, që pas mbërritjes së tij, do të merreshin masa mbrojtëse.”

Dyshimi për helmim – pritja e provave

Po ashtu qeveria gjermane është shprehur të hënën për një helmim të mundshëm të Navalnit. Sipas zëdhënësit të qeverisë gjermane, Steffen Seibert “për shkak se ka disa gjasa që mund të flitet për sulm helmues, mbrojtja është e nevojshme”. Qeveria gjermane ka kërkuar “transparencë të plotë” në sqarimin e rastit. “Dyshimi është, se Navalni është helmuar, për këtë ka disa raste të dyshuara në historinë më të re ruse”, tha zëdhënësi i qeverisë gjermane.

Më i rezervuar është shprehur ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas në Kiev. Ai nuk do të bëjë ende deklarata për shkaqet e sëmundjes së Navalnit. “Bëj pjesë tek ata, që vlerësimin e tyre e bazojnë tek faktet”, tha Maas gjatë një vizite në kryeqytetin ukrainas, Kiev. “Për rastin Navalni mungojnë ende shumë fakte, mjekësore, por me gjasë edhe kriminologjike, dhe duhet që t’i presim ato.”

Për kreun e grupit parlamentar të Partive Popullore Europiane, EVP), Manfred Weber të duket “afër mendjes” që shteti rus ka të bëjë diçka më sëmundjen e papritur të kritikut të Kremlinit. Në median gjermane, Bild, në formatin televiziv “Pyetjet e duhura” ai tha të dielën, se beson, se presidenti rus, Putin në situatën aktuale “është i aftë për shumë gjëra.” “Këtu bën pjesë edhe eliminimi i njerëzve.”

Weber tha se Putini ndodhet aktualisht “nën presion”, duke iu referuar zgjedhjeve lokale në shtator në disa rajone në Rusi. Vlerat e sondazheve për presidentin dhe partinë e tij nuk janë të mira. Kësaj i shtohet stanjacioni i ekonomisë ruse. “Këta të gjithë janë faktorë që e vënë masivisht nën presion sistemin Putin”, ka thënë Weber. Sipas tij, krahas politikanit të njohur opozitar, Navalny ka edhe shumë njerëz në Rusi që po ngrihen kundër sistemit autokratik./ DW



Ju sugjerojmë

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
Bota

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

26 Korrik, 2026 7:54 pm
Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
Te Fundit

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

26 Korrik, 2026 5:41 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

26 Korrik, 2026 5:36 pm
Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
Aktualitet

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

26 Korrik, 2026 5:11 pm
Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat
Kryesore

Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat

26 Korrik, 2026 5:06 pm
Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
Aktualitet

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

24 Korrik, 2026 1:06 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Para
53 raste të reja,Kosova rrezikon mbylljen e institucioneve ku ka të prekur

Kosova po negocion për vaksinën kundër COVID-19, Zemaj: Do të jetë falas

Ndeshja e Tiranës me Crvena Zvezdën/ Policia tregon rrugët që bllokohen

Ndeshja e Tiranës me Crvena Zvezdën/ Policia tregon rrugët që bllokohen

Pushuesi kosovar ndërron jetë në Velipojë

Vlorë, mbytet një pushues
















TE FUNDIT

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
26 Korrik, 2026

Në një deklaratë, departamenti i policisë së Berlinit thotë se i dyshuari në sulmin e djeshëm Abdul Ballout, ku u...

Lexo më shumë

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
26 Korrik, 2026

Drejtuesi i Spitalit Amerikan Klodian Allajbeu përmes një publikimi në rrjetet sociale ka deklaruar se do t’u drejtohet rruëve ligjore...

Lexo më shumë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
26 Korrik, 2026

24-vjeçarja Rozalinda Plaka, e cila u mbajt peng për disa orë nga ish-partneri i saj, Refit Buzi ka dëshmuar në...

Lexo më shumë

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
26 Korrik, 2026

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme Pyllin e Sodës në Vlorë, duke krijuar një re...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}