Aktualitet

Ndeshja e Tiranës me Crvena Zvezdën/ Policia tregon rrugët që bllokohen


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:03 - 24/08/20 |
Al Do

Mbrëmjen e nesërme pritet të luhet ndeshja mes Tiranës dhe ekipit serb, Crvena Zvdezda në “Air Albania”. Policia e Tiranës e konfirmon se ndeshja do të luhet pa tifozë dhe ka marrë një sërë masash si në kuadër të pandemisë COVID- 19 ashtu edhe për rendin e sigurinë.

Një sërë rrugësh do të bllokohen për automjetet duke nisur nga pasditja e nesërme ora 18 :00 si – Rruga përreth stadiumit “Lek Dukagjini”, rruga “Dervish Hima”, rruga “Gjergj Filipi”, rruga “Papa Gjon Pali II”, nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali” deri tek stadiumi “Air Albania” dhe bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga presidenca, sheshi “Nënë Tereza” deri te sheshi “Shopen”, si dhe sheshi para Universitetit Politeknik.

Policia po ashtu thotë se nuk të lejohen as grumbullime tifozësh për të festuar apo ndjekur ndeshjen dhe kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për të evituar lëvizjen me automjete si edhe levizjen me këmbë në segmentet rrugore të lartpërmendura në oraret e caktuara.

Dy ekipet kryeqytetase do të përballen nesër për ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e sezonit 2020-2021 të Ligës së Kampionëve të UEFA-s/Opinion.al

Pas