Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

COVID-19/ Manastirliu apel qytetarëve: Plani ynë për vjeshtën dhe dimrin

2020/08/04 at 12:32 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
COVID-19/ Manastirliu apel qytetarëve: Plani ynë për vjeshtën dhe dimrin

Teksa koronavirusi vijon të përhapet në Shqipëri duke shkaktuar viktima, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu iu është drejtuar me një tjetër apel qytetarëve.


Përmes një videoje të shpërndarë në faqen e zyrtare të saj në “Facebook”,  Manastirliu theksoi se institucionet po përgatiten për të marrë të gjitha masat.

Manastirliu bëri apel qe të hiqet dorë nga grumbullimet dhe festat pasi ato janë kthyer në vatra infektimi.

“Deri kur kjo pandemi të jetë mposhtur, kërkohet të heqim dorë nga grumbullimet dhe nga festat që shumë herë, dhe e kemi këtë të evidentuar, janë kthyer në vatra kryesore të përhapjes së infeksionit. Normaliteti i ri kërkon ta shohim distancimin fizik jo si një mënyrë për t’u larguar nga të dashurit, por si një mjet për t’u treguar edhe më fort dashurinë, duke i mbrojtur. Normaliteti i ri kërkon të përdorim maskën kudo, në çdo ambient të mbyllur, tashmë vendosur me ligj dhe kudo ku distancimi është i pamundur. Kërkon të zbatojmë rregullat e higjienës kudo, në çdo çast, kudo ku ne të mundemi. Normaliteti i ri kërkon nga ne fare pak, shumë shumë pak! Të gjithë bashkë, duke respektuar rregullat e thjeshta por jetëshpëtuese mund t’ia dalim! Asnjëherë nuk është vonë për të bërë gjënë e duhur! Filloje dhe ti nga vetja! Filloje sot”, apeloi ministrja Manastirliu.

Ministrja ka thënë se puna për përballimin e epidemisë po vijon dhe nuk është ndalur për asnjë moment prej më shumë se 140 ditësh me të gjitha kapacitetet e sistemin shëndetësor, nga epidemiologët në terren deri tek mjekët dhe infermierët që po përballen në vijën e parë me COVID-19.

“Puna jonë nuk po ndalet në asnjë moment. Jemi në shërbimin tuaj me të gjitha kapacitetet e sistemit tonë shëndetësor. Një punë e madhe po bëhët në terren nga epidemiologët për testimin dhe gjurmimin e personave të dyshuar me Covid-19, me qëllim ndërprerjen e zinxhirit të infeksionit. Stafi i Urgjencës Kombëtare është 24 orë të ditës i dedikuar për të pritur thirrje dhe për të çuar misionet e shpëtimit nëpërmjet numrit 127. Dhe është në terren për të adresuar çdo urgjencës me kohë dhe me cilësi. Një betejë e gjatë ka filluar prej më shumë se 140 ditësh në spitalin infektiv dhe në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Dhe puna e ekipeve heroike, të mjekëve dhe infermierëve tanë po shpëton me qindra jetë njerëzish. Mjekët e familjes gjithashtu janë duke ndjekur shëndetin e mbi 1 mijë qytetarëve të prekur nga Covid19”, tha Manastirliu.

Në mesazhin e saj, Ministrja e Shëndetësisë tha se është gati plani për përballimin e situatës së vjeshtë-dimrit, që nga krijimi i skuadrave të lëvizshme në Qendrën e Urgjencës Kombëtare dhe deri tek trajtimi mjekësor i pacientëve me Covid19.

“Ne po përgatitemi për të përballuar situatën e vjeshtë-dimrit në disa drejtime. Nga krijimi i skuadrave të lëvizshme në Qendrën e Urgjencës Kombëtare tek skuadrat e dedikuara të mjekëve dhe infermierëve për spitalet Covid3 dhe Covid4, tek fuqizimi i kapaciteteve të spitaleve rajonale, nga rritja e kapaciteteve testuese tek vaksinimi i grupeve të riskuara, nga parandalimi i kontrollit të infeksioneve tek masat për vijimin e trajtimeve bashkëkohore të pacientëve me Covid19”, – tha Manastirliu./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Algjeria ankohet te FIFA për mosndëshkim me karton të kuq të Lionel Messit
Sport

Algjeria ankohet te FIFA për mosndëshkim me karton të kuq të Lionel Messit

19 Qershor, 2026 5:02 pm
Trump: Irani rrëzoi helikopterin Apache, duhet përgjigje ndaj sulmit
Bota

Trump: Pa mua Izraeli nuk do ekzistonte

19 Qershor, 2026 4:02 pm
Zbardhet e vetmja rrugë se si mund të ndeshen Messi dhe Ronaldo në Botëror
Sport

Zbardhet e vetmja rrugë se si mund të ndeshen Messi dhe Ronaldo në Botëror

19 Qershor, 2026 3:47 pm
Protestuesit te selia e PD, Berisha: Provokacion i vogël
Politikë

Protestuesit te selia e PD, Berisha: Provokacion i vogël

19 Qershor, 2026 3:09 pm
Tragjedi në plazhin e Tales, mbyten dy vajza të mitura
Kronikë

Tragjedi në plazhin e Tales, mbyten dy vajza të mitura

19 Qershor, 2026 3:02 pm
Veliaj ngre tonet në seancë: Tirana po drejtohet nga njerëz që s’i ka votuar njeri
Aktualitet

Veliaj ngre tonet në seancë: Tirana po drejtohet nga njerëz që s’i ka votuar njeri

19 Qershor, 2026 3:00 pm
Berisha: Trafikantët e 50 tonëve kokainë blenë 15 mijë m2 tokë për 54 mijë euro
Kryesore

Berisha: Trafikantët e 50 tonëve kokainë blenë 15 mijë m2 tokë për 54 mijë euro

19 Qershor, 2026 2:41 pm
Meloni reagon pas deklaratës së Trump:Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë
Bota

Meloni reagon pas deklaratës së Trump:Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë

19 Qershor, 2026 2:02 pm
Netanyahu: Nuk kemi një afat kohor se kur mund të mbarojë lufta në Iran
Bota

Netanyahu paralajmëron: Nuk do të tolerojmë sulme ndaj ushtarëve izraelitë

19 Qershor, 2026 1:10 pm
Tiranë, policia arreston autorin e pesë vjedhjeve në tre qytete
Kronikë

Tiranë, policia arreston autorin e pesë vjedhjeve në tre qytete

19 Qershor, 2026 12:20 pm
Para
Basha: PD do përfaqësohet në zgjedhje me elitën politike

Basha: PD do përfaqësohet në zgjedhje me elitën politike

Vetting/ Konfirmohet në detyrë gjyqtari i Apelit, Genti Shala

Vetting/ Konfirmohet në detyrë gjyqtari i Apelit, Genti Shala

Emrat/ OFL u dërgon formularin e deklarimit të pasurisë 4 personave

Emrat/ OFL iu dërgon formularin e deklarimit të pasurisë 7 të dënuarve
















TE FUNDIT

Algjeria ankohet te FIFA për mosndëshkim me karton të kuq të Lionel Messit

Algjeria ankohet te FIFA për mosndëshkim me karton të kuq të Lionel Messit
19 Qershor, 2026

Federata Algjeriane e Futbollit iu drejtua FIFA për të bërë një ankesë zyrtare për vendimet e arbitrit gjatë ndeshjes së...

Lexo më shumë

Trump: Pa mua Izraeli nuk do ekzistonte

Trump: Irani rrëzoi helikopterin Apache, duhet përgjigje ndaj sulmit
19 Qershor, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se Izraeli do të ishte “shkatërruar” pa ndërhyrjen e tij gjatë konfliktit të fundit...

Lexo më shumë

Zbardhet e vetmja rrugë se si mund të ndeshen Messi dhe Ronaldo në Botëror

Zbardhet e vetmja rrugë se si mund të ndeshen Messi dhe Ronaldo në Botëror
19 Qershor, 2026

Tifozët e futbollit në mbarë botën po luten për një “Vallëzim të Fundit” në skenën më të madhe. Kupa e...

Lexo më shumë

Protestuesit te selia e PD, Berisha: Provokacion i vogël

Protestuesit te selia e PD, Berisha: Provokacion i vogël
19 Qershor, 2026

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar vendimin e opozitës për të mos votuar amnistinë penale, duke thënë se...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}