Aktualitet

Vetting/ Konfirmohet në detyrë gjyqtari i Apelit, Genti Shala


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:06 - 04/08/20 |
Opi Nion

Ditën e sotme është konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit gjyqtari i Gjykatës së Apelit të Tiranës, Genti Shala.

Komisioni e vlerësoi pozitivisht gjyqtarin Shala për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin. Pasuria e Shalës u rivlerësua dhe më pas KPK vendosi konfirmimin e gjyqtarit në detyrë.

Trupi gjykues ishte i përbërë nga Firdes Shuli kryesuese, Brunilda Bekteshi relatore dhe Olsi Komici anëtar.

Kryesuesja e trupit gjykues, Firdes Shuli tha se u vendos edhe transferimi i një çështje të Gjykatës së Apelit Tiranë e vitit 2017 për inspektim në Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë, ILD.

Genti  Shala e ka filluar karrierën e tij si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër në vitin 1999, pasi kishte shërbyer prej vitit 1995 në këtë gjykatë si ndihmës gjyqtar.

Në vitin 2006 ai është emëruar anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, post që e ka mbajtur deri në vitin 2008. Në vitin 2010, Shala është emëruar në Gjykatën e Apelit Tiranë, funksion që e ka edhe sot./ Opinion.al

Pas