Aktualitet

COVID-19 në Shqipëri, infektohet mjeku i spitalit të Beratit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:32 - 04/08/20 |
Opi Nion

Një tjetër mjek shqiptar është infektuar me koronavirus. Mësohet se mjeku i cili është prekur nga COVID-19 është  kirurg në Spitalin Rajonal të Beratit.

Mjeku 40-vjeçar është identifikuar me inicialet E.Q., i cili pas simptomave të shfaqura ka kryer tamponin, përgjigjja e të cilit ka rezultuar “pozitive”.

Pas përgjigjes së tamponit, mjeku është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Infektiv në Tiranë pasi gjendja e tij është përkeqësuar për shkak se 40-vjeçari vuan edhe nga diabeti.

Drejtoria e Shëndetit Publik në Berat dhe Inspektorati i Higjienës kanë mbyllur Repartin e Kirurgjisë dhe kanë kryer edhe dezinfektimin e sallave të operacionit dhe ambienteve të tjera të Repartit. Mësohet se stafi mjekësor i është nënshtruar kryerjes së tamponeve./ Opinion.al

Pas