Spanja ka shpallur 10 ditë zi kombëtare, në nder të mbi 27 mijë viktimave nga koronavirusi.
Duke nisur nga e mërkura deri më 5 qershor, flamujt do të jenë në gjysëm-shtizë në më shumë se 14 mijë ndërtesa publike në të gjithë vendin në anijet e marines.
Kryeministri Pedro Sanchez tha se periudha më e gjatë e zisë në 40 vitet e demokracisë do të jetë për “viktimat e fatkeqësisë më të rëndë të shekullit”.
Spanja, me mbi 236 mijë të infektuar dhe mbi 27 mijë viktima është ndër 5 vendet më të prekura në botë nga Covid-19.
Spanja, me mbi 236 mijë të infektuar dhe mbi 27 mijë viktima është ndër 5 vendet më të prekura në botë nga Covid-19./Opinion.al