Edhe pse qyteti i Shkodrës është një ndër ndër zonat e kuqe për shkak të zinxhirit të infektimit me koronavirus, duket se qytetarët i janë rikthyer normalitetit të plotë.
Në këtë qytet vijon të regjistrohen raste të reja me koronavirus, por kjo gjë nuk i ka penguar qytetarët të lëvizin lirshëm në rrugët e Shkodrës.
Rrugët janë mbushur me njerëz si në situatë normale, ndërsa shpesh herë nuk respektohen dhe masat e marra kundër përhapjes së virusit vdekjeprurës.
Me sa duket edhe policia nuk shikohet me rrugëve të qytetit, për të imponuar distancimin social, apo marrjen e masave parandaluese.
Postblloqet e policisë dhe forcave të armatosura të ushtrisë, janë përqendruar në rrugët kryesore hyrëse dhe dalëse të qytetit, ku drejtuesve të mjeteve u kërkohen lejet dhe autorizimet përkatëse.
Duket se puna e uniformave blu është përqendruar të krijojnë kontrolle të rrepta dhe të mos lejojnë lëvizje të paautorizuara mes zonave të kuqe dhe atyre të gjelbra nga Covid-19./ Opinion.al