Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas përfundimit të mledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare për situatën e krijuar në vend nga koronavirusi.
Pëmres një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se mbledhja ishte e gjatë, por e dobishme. Kryeministri thotë se ka shkëmbyer opinione me Presidentin Ilir Meta dhe me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha për hapjen graduale të aktivitetit në javët në vijim.
Rama e mbyll postimin e tij duke thënë se Sikur komunikimi publik të ishte kaq pozitiv, pollitika do ishte shumë ndryshe
“Mbledhje e gjatë por e dobishme e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe një shkëmbim i hapur opinionesh me Presidentin e Republikës & kryetarin e PD për hapjen graduale të aktivitetit në javët në vijim! Sikur komunikimi publik të ishte kaq pozitiv, pollitika do ishte shumë ndryshe”,-shkruan Rama.
Mbledhja u zhvillua nëpërmjet një video-konference, ku morën pjesë Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, Kryeministri Edi Rama, ministrat përgjegjës, si edhe Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.