Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar sot forumin rinor të partisë së tij për anëtarësimin të drejta të plota në bashkimin studentor të Partisë Popullore Europiane.
PPE është grupi më i madh i partive të djathta në Europë dhe gjithashtu ka numrin më të madh të ndenjëseve në Parlamentin Europian.
“Përgëzime Forumit Rinor të PD për anëtarësimin me të drejta të plota në bashkimin studentor të Partisë Popullore Europiane, familjen e madhe të EDS. Kjo është një mundësi e bukur për çdo të ri shqiptar që dëshiron të jetë pjesë e rrjetit studentor europian me të drejta të plota. Të rinjtë janë shpresa, energjia dhe frymëzimi për të triumfuar mbi çdo pengesë e sfidë që kemi përpara. Sa më shumë mundësi për të rinjtë, aq më e mirë do të jetë e nesërmja. Krenar për FRPD, krenar për të rinjtë dhe të rejat e mrekullueshme shqiptare!”, shkruan Basha në Twitter. /Opinion.al
Të rinjtë janë shpresa, energjia dhe frymëzimi për të triumfuar mbi çdo pengesë e sfidë që kemi përpara. Sa më shumë mundësi për të rinjtë, aq më e mirë do të jetë e nesërmja. Krenar per FRPD, krenar për të rinjtë dhe të rejat e mekullueshme shqiptare!
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) February 16, 2020