Një 24-vjeçar ka humbur jetën si pasojë i një aksidenti të ndodhur në aksin rrugor Torovicë- Balldren.
Sipas informacioneve, aksidenti ka ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes, ndërsa i riu humbi jetën pasi teksa po drejtonte makinën tip “Fiat” doli nga rruga.
Ndërkohë, një grup hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./ Opinion.al