Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë ku janë përfshirë dy makina dhe një motor.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur 4 persona, njëri prej tyre me dëmtime më të rënda.
Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Potam, ku është bërë me dije se një nga drejtuesit e mjetit ka humbur kontrollin dhe është përplasur me makinën tjetër dhe me motorin.
Të plagosurit janë dërguar për mjekim në spitalin e Vlorës, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e ngjarjes./Opinion.al/