Një aeroplan ukrainas Boeing-737 është rrëzuar në Iran me mës shumë se 170 pasagjerë në bord.Sipas organizatës humanitare “Gjysmëhëna e Kuqe” në Iran nuk ka gjasa për të gjetur persona të mbijetuar.
Mësohet se aeroplani është rrëzuar menjëherë pas ngritjes nga aeroporti iranian “Imam Khomeini” në Teheran.Bëhet e ditur se aeroplani ishte drejtuar për në kryeqytetin ukrainas të Kijevit.
Mbeten ende të paqarta shkaqet e rrëzimit dhe nëse incidenti është i lidhur me tensionet ndërmjet Iranit dhe Shteteve të Bashkuara.
Ndërsa ambasada e Ukrainës në Iran është shprehur se rrëzimi i avionit me pasagjerë ukrainas në Iran ishte rezultat i një problemi me motorin, jo i terrorizmit.
Ekuipazhet e shpëtimit janë dërguarafër zonës ku ka rënë aeroplani. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u shpreh se po bëhen përpjekje për të kuptuar rrethanat e aksidentit dhe numrin e saktë të viktimave./Opinion.al/
نخستین ویدئو از سقوط هواپیمای اوکراینی اطراف شهریار pic.twitter.com/M3bZiLLryQ
— خبرگزاری ایسنا (@isna_farsi) January 8, 2020