Policia e Shkodrës ka parandaluar vjedhjen e një banese dhe ka arrestuar në flagrancë një shtetas, falë telefonatës nga qytetarët.
Mësohet se u arrestua në flagrancë shtetasi A. M., 21 vjeç, banues në fshatin Berdicë e Madhe, Shkodër. Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen Qafkurtinë, fshati Bushat, Vau i Dejës, u kap duke tentuar të vjedhë banesën e shtetasit M. L., 43 vjeç, i cili ndodhet jashtë shtetit.
Atij iu sekuestruan një bluzë e zezë, e sajuar si kapuç që mbante në kokë, një palë doreza që mbante në duar dhe një levë hekuri që kishte përdorur për të hapur me thyerje derën e banesës.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Vjedhja, e mbetur në tentativë”. /Opinion.al