Kryesore

“Kam dëgjuar zëra”,mediat greke nxjerrin foto nga shpëtimi i pasagjerit në traget



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:07 - 20/02/22 |
Opi Nion

Një person është gjetur sot i gjallë në tragetin e linjës Greqi-Itali që u përfshi nga flakët rreth 2 ditë më parë.

Mediat greke ndanë fotot e momentit të shpëtimit të personit bjellorus, i cili u gjet i gjallë dy ditë e gjysmë pasi zjarrit që ra në Euroferry Olympia në Jon.

Mësohet se fjalët e para të tij kanë qenë:“Më thuaj që jam gjallë”. Ndërsa kur u pyet për pasagjerë të tjerë, ai ka thënë se: “Kam dëgjuar zëra të tjerë”.

Pasagjeri është transportuar menjëherë në spital për ekzaminim, dhe mësohet se gjendja e tij shëndetësore duket e mirë.

Sipas mediave greke, i riu është gjetur në një nga skajet e tragetit. Pasi u zbulua nga forcat e shpëtimit, ata vendosën një shkallë në anije./Opinion.al

Pas