Kryesore

PD publikon videon: Ja si është përfshirë Agaçi në aferën e inceneratorëve



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:47 - 20/02/22 |
Opi Nion

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa kak publikuar një video dhe shkruan se Komisioni Hetimor për Inceneratorët ka faktuar se si qeveria Rama vodhi 430 milionë euro me aferën e impianteve të përpunimit të mbetjeve.

Në një reagim në rrjetin social “Facebook”, Zhupa nxjerr videon ku duken dokumente, sipas të cilës, faktojnë përfshirjen e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçin në aferën e inceneratorëve.

Zhupa thekson se vjedhja e 430 milionë eurove nuk do të ishte bërë pa dijeninë e kryeministrit Edi Rama.

Komisioni hetimor për inceneratorët ka faktuar se si qeveria Rama u vodhi 430 milionë euro shqiptarëve me aferën  e inceneratorëve.

Zyrtaret e shtetit u  injoruan në çdo kundërshtim për këte projekt.

Agjencia e Prokurimeve Publike ka njoftuar Ëngjëll Agaçin se procedura për inceneratorin e Elbasanit nuk është ligjore dhe pavarësisht kësaj, Engjëll Agaçi përgatiti VKM-në dhe kaloi mbështetjen financiare.

Në Agjencinë e Prokurimeve Publike, nuk ekziston asnjë procedurë koncesioni për Inceneratorin e Elbasanit.

Koncensioni i inceneratorit të Elbasanit i është dhënë Albtek Energy me “negocim pa shpallje”, procedurë që ligji nuk e parashikon, por që vendimi i Arben Ahmetajt ka dalë mbi çdo ligj dhe procedurë.

A ka shqiptar që e beson se një aferë ku është e përfshirë gjysma e qeverisë, bëhet pa miratimin e Edi Ramës?!

Asgjë nuk do të ishte e mundur pa dijeninë dhe miratimin e Edi Ramës.

Edi Rama është i korruptuar.

Qeveria e tij është e korruptuar.

Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim”,-shkruan Zhupa./Opinion.al

Pas