Kronikë

Po trafikonte armë drejt Kosovës, arrestohet në Tropojë 34-vjeçari



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:56 - 20/02/22 |
Opi Nion

Është finalizuar operacioni policor i koduar “Shoshan”, i zhvilluar në bashkëpunim me policinë e Kukësit, komisariatin e Tropojës, Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tropojë dhe me mbështetjen e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit.

Në përfundim të operacionit është arrestuar një 34-vjeçar i cili transportonte armë zjarri me qëllim trafikimin drejt Kosovës dhe janë sekuestruar 3 armë zjarri (dy automatikë dhe një pistoletë Glock) dhe municion luftarak.

Mësohet se bazuar në informacionet e grumbulluara në rrugë operative për një shtetas që tentonte të trafikonte armë zjarri drejt Kosovës, dhe si rezultat u arrestua shtetasi:

– S.D., 34 vjeç, banues në Shoshan, Tropojë.

Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, gjatë kohës që me automjetin e tij “Volksëagen”, po transportonte dy armë zjarri automatikë, 1 armë zjarri pistoletë tip “Glock” dhe sasi municioni luftarak, në aksin rrugor Shoshan-Bajram Curri, në vendin e quajtur “Ura e Shtrenjtit”.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë, të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Armët e sekuestruara do dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore në Tiranë për ekzaminime të mëtejshme, nëse këto armë janë përdorur në ngjarje kriminale të ndodhura më parë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Pas