Gjykata për Krime të Rënda ka shpallur të pafajshëm Suel Çelën i cili akuzohet për kundërshtim dhe goditje të punonjësit të policisë.
Gjykata shprehet se në “Audin” që goditi policinë në Elbasan ishte Enea Bekteshi, i cili u dënua për kundërshtim të punonjësit të policisë me 6 vite burg.
Po ashtu, në lidhje me këtë çështje është dënuar me 5 vite burg Klement Xhaferrin, pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe largim nga vendi i vuajtjes së dënimit.
Suel Çela u akuzua si personi, i cili me makinën e tij tip “Audi” goditi në 18 shtator të 2017 në hyrje të Tregut Agroushqimor, makinën e policisë, duke vënë në rrezik jetën e zëvendësdrejtorit të qarkut Gjergj Oshafi dhe disa oficerëve të tjerë. I gjithë incideniti është filmuar nga kamerat e sigurisë që ndodheshin në zonë./ Opinion.al