Prania e zëvendëskryeministrit, Erion Braçe në seancën gjyqësore për drejtorin e Kadastrës në Durrës, për kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi tregon se ku ka përfunduar sistemi i drejtësisë.
E pyetur në një intervistë televizivi mbi impaktin që do të ketë SPAK, Kryemadhi tha se aktualisht kjo strukturë nuk do të ketë besimin e askujt. Ajo kujtoi senancën e sotme gjyqsore ndaj drejtorit të Kadastrës dhe theksoi se Braçe duhet të ishte i pranishëm.
“Po kush do t’ua besojë SPAK-un ju? A e patë se çfarë ndodhi sot në Gjykatën e Durrësit? Çfarë pune ka Zv. Kryeministri në sallën e gjyqit? Se mos po shkon Zv. Kryeministri për një deputet që është arrestuar dhe po dënohet me burg sepse bëri një protestë kundër vrasjes së qenëve? Çfarë pune ka një Zv. Kryeministër në sallën e gjyqit?
Këtu ka përfunduar sistemi i drejtësisë, që nuk e beson më njeri. Kur më dënon mua, them dënim politik. Kur dënon atë thotë dënim kriminal dhe korruptiv. Tani hajde dhe më thuaj mua se si do ta gjesh.
Çfarë do të ndodhë nesër kur të vijë në pushtet Partia Demokratike dhe të shkojë Oerd Bylykbashi, Alibeaj, Nasip Naço apo edhe unë në sallë të gjyqit? Njeriu nuk shkon në sallë të gjyqit kur e ka edhe fëmijën e tij kur je në pushtet” tha Kryemadhi.
Ajo i bëri gjithashtu thirrje institucioneve ndërkombëtare të monitorimit të reformës në drejtësi të kthejnë vëmendjen e të reagojnë për këtë rast.
“Po ku janë këta ndërkombëtarët? Normale ju duket këtyre, kësaj zyrës së EURALIUS, OPDAT-it çdo zëvendëskryeministër dhe mirë që shkon, por fton dhe mediat” tha kryetarja e LSI-së. /Opinion.al