Kryeministri, Edi Rama, gjatë mbledhjes së qeverisë u ka bërë thirrje ministrave që të marrin masat e duhura dhe të nisin verifikimet e sakta në terren për dëmet që janë shkaktuar nga tërmeti.
Gjatë mbledhjes së jashtëzakonshme, Rama theksoi se të gjitha strukturat shtetërore duhet të jenë pranë qytetarëve.
Kryeministri tha gjithashtu se; “Do të bëjmë një apel për kompanitë e ndërtimit, që të vënë në gatishmëri individë të stafeve teknike që të shtohet forca monitoruese në terren.”
“Është bërë gjëja e duhur në të gjitha drejtimet dhe faktikisht dhe përpjekja e nisur me reformën e emergjencave dhe rritjen e vëmendjes në këtë aspekt edhe në sektorët e tjerë, ka dhënë impaktin e duhur në kushte që duhet thënë lavdi Zotit dhe falë bujarisë së natyrës, goditja nuk ka qenë fatale dhe pse ka shkaktuar një panik të madh. Në kontekstin e së tërës dëmet janë pak, por në kontekstin e çdo familjeje, kur ka një dëm, kjo natyrisht është shumë. Do të bëjmë një apel për kompanitë e ndërtimit, që të vënë në gatishmëri individë të stafeve teknike që të shtohet forca monitoruese në terren,”-tha Rama./ Opinion.al E.Xh.