Kronikë

Aksident në rrugën Pogradec-Korçë, humb jetën këmbësori


               Publikuar në : 08:15 - 22/09/19 |
Al Do

Një aksident me pasojë  vdekjen ka ndodhur orët e para të së dielës.

Mësohet nga policia se rreth orës 4:00 në rrugën Pogradec-Korçë, në fshatin Gështenjas, një automjet ka përplasur një këmbësor 89-vjeç, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen.

Drejtuesi i mjetit tip “Opel”, shtetasi A.Sh, 35 vjeç, banues në Tiranë, është shoqëruar në ambientet e Komisariat, ku po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi Hetimor, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /Opinion.al

Pas