Vrima e ozonit mbi Antarktik këtë vit mund të jetë një nga më të voglat që është parë në tri dekada. Shkencëtarët thonë se vëzhgimet e boshatisjes së gazit në amtosferë tregojnë se vrima nuk është hapur në vitin 2019, ashtu siç bën zakonisht.
Shërbimi i Monitorimit të Atmosferës së Kopernikut tha se vrima aktualisht përfshin më pak se gjysmën e zonës që zakonisht shihet në mes të shtatorit, dhe është larg polit.
Ozoni është një molekulë e përbërë nga tre atome të oksigjenit. Ai është përgjegjës për filtrimin e rrezatimit të dëmshëm ultraviolet nga Dielli.
Vincent-Henri Peuch, i cili udhëheq agjencinë e BE-së, tha se madhësia e vrimës, e parë këtë vit, është inkurajuese, por theksoi se është e rëndësishme që të vazhdojnë përpjekjet ndërkombëtare për rimëkëmbjen e shtresës së ozonit./Opinion.al