Shtatë persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e përplasjes së një helikopteri dhe një avioni teksa ishin në ajër.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur Inka në ishullin e Majorkës, i cili gjatë sezonit të verës është mjaftë i frekuentuar nga turistët.
Autoritetet lokale raportuan se dy prej viktimave ishin nën 18 vjeç. Të mitur, si dhe tre prej viktimave të tjera, ishin në helikopter, ndërsa dy të tjerët po udhëtonin me avionin e vogël. Sipas një media lokale “Diaro de Mallorca”, incidenti ndodhi pikërisht mbi spitalin e zonës.
Ndërkohë, lidhur me ngjarjen ka reaguar, kryeministri spanjoll Pedro Sánchez shprehu solidaritetin e tij me viktimat dhe keqardhjen për incidentin./. Opinion.al E.Xh.