11 shoferë janë arrestuar nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Durrës gjatë fundjavës. Mësohet se shtatë nga arrestuarit drejtonin automjetin në gjendje të dehur dhe 4 drejtonin automjetin të papajisur me leje drejtimi.
Po ashtu janë marrë gjithsej 1 341 masa administrative, për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor, konkretisht:
-Janë pezulluar 17 leje drejtimi, për drejtim të automjetit nën efektin e pijeve alkoolike.
-Janë marrë 48 masa administrative për tejkalim të normave të shpejtësisë.
-Janë marrë 64 masa administrative për mospërdorim të rripit të sigurimit.
-Janë marrë 426 masa administrative për parakalim të gabuar.
-Janë marrë 368 masa administrative për përdorimin e aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit.
Edhe në ditët në vijim do të intensifikohet puna me qëllim rritjen e sigurisë rrugore, si dhe këshillimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor./ Opinion.al E.Xh.