Pas deklaratës së ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, reportazhin e medias italiane “Rai3”, për drogën në Shqipëri, ka reaguar Partia Demokratike.
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, shprehet se tashmë “Rai3”, listën e armiqve të jashtëm të Edi Ramës dhe Sandër Lleshajt.
Bardhi shkruan në reagimin e tij se prokurori i Antimafias Italiane në është “llafe ne ere”, ndërsa thekson se faktet e partnerëve janë të pakundërshtueshme.
Sekretari i Përgjithshëm i PD, shprehet gjithashtu se qeveria po mbështet krimin në të gjitha nivelet, ndërsa këtë vit në Shqipëri është mjellë 5 herë më shumë në krahasim me vitin e kaluar.
“Rai 3 ne listen e armiqve te jashtem te Edi Rames dhe Sander Lleshajt, bashke me Zerin e Amerikes dhe Bildin. Prokurori i Antimafias Italiane nuk eshte “llafe ne ere”. Karabinieria italiane nuk eshte “llafe ne ere”. Faktet e partnereve jane te pakundershtueshme! Ne Shqiperi eshte mbjelle 5 here me shume kanabis se vjet. Shqiperia baze per kokainen kolumbiane dhe heroinen afgane. Krimi i organizuar ka mbeshtetje ne te gjitha nivelet e qeverise. Shqiperia nen drejtimin e Edi Rames eshte kthyer ne parajsen e krimit e organizuar”-shkruan Bardhi./ Opinion.al E.Xh.