Një 20-vjeçar është arrestuar nga forcat e sigurisë së një supermarketi në Walmart në Missuri.
Mësohet se i riu, hyri në ambientet e supermarketiti me një pushkë dhe 100 fishek. Por, teksa u fut nga dera kryesore e supermarketit, një nga punonjësit e pa të riun e dyshimtë dhe ndezi menjëherë alarmin antizjarr.
Në momentin që u ndez alarmi, 20-vjeçari tentoi të dilet me shpejtësi nga dera e emergjencës së supermarketitm, por u ndalua nga forcat e sigurisë.
Kujtojmë që ky incident vjen pas dy sulmeve të ndodhur së fundmi në SHBA./ Opinion.al E.Xh.