Nuk ka mundur do ti shpëtojë plagëve të marra nga të shtënat me armë pronari i lokalit ku ndodhi përplasja me armë të dielën në Vlorë.
Mësohet se Arben Brahimaj, 50 vjeç ka ndërruar jete pas mesnate ne spital ku ai ndodhej pasi kishte marrë disa plumba nga përplasja me armë ndodhur në lokalin e tij. Për fat të keq ai nuk ka mundur ti mbijetojë dot plagëve pasi gjendja e tij ishte kritike. Ai kishte në trup 6 plumba, në pjesën e barkut, në duar dhe në këmbë
Të plagosur janë edhe djali 18-vjeçar i pronarit të lokalit, Ergest Beqiraj dhe shtetasi Nesim Hodaj.
Policia është vene ne ndjekje te dy autoreve, shtetasve me iniciale E.Xh dhe Sh.L, dhe janë ngritur postblloqe ne te gjithë qytetin.
Konflikti mësohet të ketë ndodhur për arsye banale. Dy autorët e identifikuar janë konfliktuar fillimisht me fjalë me pronarin e lokalit dhe më pas fizikisht.
Më pas ata kanë shkuar tek makinat e tyre të parkuara jashtë lokalit nga ku kanë marrë një kallashnikov dhe një pistoletë me të cilat kanë qëlluar drejt Beqirajt, djalit dhe nipit të tij. /Opinion.al