Me 13 vota pro dhe 1 kundër (ajo e Adriatik Alimadhit), Komisioni i Ligjeve miratoi raportin përfundimtar për shkarkimin e Presidentit të Republikës. Kështu ky votim i jep dritën jeshile ngritjes së Komisionit Hetimor kundër kreut të shtetit.
Relatori Adnor Shameti u shpreh se presidenti nuk kishte interes për tu dëgjuar në komision
“Kuvendit tani do t’i dërgohet edhe letra përgjigje e presidencës bashkë me propozimin e ngritjes së një komisioni hetimor”, tha Shameti.
“Presidenti nuk e ka shtyrë datën. Ai nuk ka caktuar asnjë datë. Raporti kishte dhe dispozitat që janë shkelur nga Kushtetuta. Qëllimi është që të ngrihet një Komision Hetimor për shkelje të rëndë të Kushtetutës”, tha Ulsi Manja.
Shumica e majtë e ka konsideruar që në fillim si “të pavlefshëm” dekretin e Presidentit Meta dhe vijon fushatën e saj elektorale, ndërkohë që opozita e cila i ka bojkotuar zgjedhjet vendore, këmbëngul duke deklaruar se nuk do të lejojë zhvillimin e tyre./ Opinion.al