Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Der Spiegel: Demokracia shqiptare në krizë

2019/06/09 at 9:51 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Der Spiegel: Demokracia shqiptare në krizë

Gazeta prestigjioze gjermane ‘Der Spigel’ i ka kushtuar një shkrim situatës politike në Shqipëri të krijuar ditën e djeshme.


Në qendër të shkrimit është përplasja e Presidentit Ilir Meta dhe Kryeministrit Rama. “Presidenti shqiptar, Ilir Meta ka anuluar zgjedhjet lokale, duke shkaktuar në këtë mënyrë një konflikt të rëndë me kryeministrin Edi Rama” e hap shkrimin e saj ‘Der Spigel’. Ajo bën një panoramë të ngjarjeve që kanë kontribuar në vendimin e djeshëm të Metës.

Sipas saj demokracia shqiptare është në krizë dhe në mes të kësaj krize qeveria po përpiqet të shkarkojë presidentin, ndërsa opozita po përpiqet të qeverinë.

Në fokus të veçantë vihet mungesa e gjykatës kushtetuese dhe ngërçit që ajo prodhon për situatën e krijuar. “Edhe Gjykata Kushtetuese, e cila është kompetente për raste të tilla, nuk do jetë në gjendje të përmirësojë situatën: ajo nuk ka kuorum prej më shumë se një viti” shkruan e përditshmja gjermane.

Shkrimi i plotë i Der Spigel

Presidenti shqiptar, Ilir Meta ka anuluar zgjedhjet lokale, duke shkaktuar në këtë mënyrë një konflikt të rëndë me kryeministrin Edi Rama. “Në kushtet aktuale, nuk mund të ketë zgjedhje të vërteta, demokratike dhe përfaqësuese,” tha Meta të shtunën.

Rama e shpalli lëvizjen e presidentit të dielën si të pavlefshme. Zgjedhjet do të zhvillohen ashtu siç është planifikuar, më 30 qershor, tha ai në një takim elektoral në Burrel, raporton TV Klan. “Ilir Meta vulosi dje fatin e tij dhe humbi të drejtën për të qëndruar në detyrë,” tha Rama.

Meta zgjodhi të anulonte zgjedhjet në sfondin e protestave të opozitës së djathtë, që vazhdojnë prej javësh. Kjo e fundit e akuzon Ramën dhe qeverinë e tij socialiste për mashtrim dhe korrupsion zgjedhor, dhe ka kërcënuar me bojkot të zgjedhjeve vendore. Gjithashtu të shtunën në mbrëmje, mijëra mbështetës të opozitës demonstruar përpara parlamentit në Tiranë.

Gjykata Kushtetuese nuk mund të marrë vendime

Dorëheqja e Ramës nuk është e negociueshme, tha kreu i Partisë Demokratike të opozitës, Lulzim Basha, të shtunën në mbrëmje përpara demonstruesve. Vendimi i presidentit Meta për të anuluar zgjedhjet lokale ishte ‘rezultati i parë i luftës kundër Edi Ramës’.

Rama është në detyrë që prej vitit 2013 dhe u rizgjodh në qershor të vitit 2017. Opozita e akuzon atë për manipulimin e rezultateve zgjedhore. Gazeta gjermane Bild ka publikuar regjistrime telefonike, të cilat duhet të provojnë blerjen e votave.

Konflikti i ri mes Presidentit Meta dhe Kryeministrit Rama e thellon krizën politike në vendin, që po pret një datë për nisjen e bisedimeve të pranimit në BE. Edhe Gjykata Kushtetuese, e cila është kompetente për raste të tilla, nuk do jetë në gjendje të përmirësojë situatën: ajo nuk ka kuorum prej më shumë se një viti.

Arsyeja: në fillim të vitit 2018, një komision nisi punën për të kontrolluar gjyqtarët dhe prokurorët për origjinën e pasurisë së tyre dhe për lidhjet e mundshme me krimin e organizuar. Disa gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, që nga ajo kohë ose janë rrëzuar nga posti ose e kanë dorëzuar vullnetarisht detyrën. /Opinion.al

 

 

Etiketa: der spiegelmetarama


Ju sugjerojmë

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen e saj
Bota

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen e saj

12 Korrik, 2026 10:39 pm
Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, një i arrestuar
Kronikë

Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, një i arrestuar

12 Korrik, 2026 9:31 pm
Dita e 43-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 43-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

12 Korrik, 2026 8:34 pm
SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit
Bota

SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit

12 Korrik, 2026 7:48 pm
Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë
Kronikë

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë

12 Korrik, 2026 6:52 pm
Koncerti i Kanye West, Rama: Bota pa se aty ku ka protestë, ka edhe siguri
Kryesore

Koncerti i Kanye West, Rama: Bota pa se aty ku ka protestë, ka edhe siguri

12 Korrik, 2026 5:41 pm
Rama për protestat: Po i dëgjojmë qytetarët paqësorë, nuk i ngatërroj me sorrat
Kryesore

Rama për protestat: Po i dëgjojmë qytetarët paqësorë, nuk i ngatërroj me sorrat

12 Korrik, 2026 5:36 pm
Infantino: FIFA do të shqyrtojë zgjerimin e Botërorit 2030 në 64 skuadra
Sport

Infantino: FIFA do të shqyrtojë zgjerimin e Botërorit 2030 në 64 skuadra

12 Korrik, 2026 3:21 pm
Dhunuan të miturën/Burg për 20-vjeçaren, njëra prej 15-vjeçareve në “arrest shtëpie”
Kronikë

Dhunuan të miturën/Burg për 20-vjeçaren, njëra prej 15-vjeçareve në “arrest shtëpie”

12 Korrik, 2026 2:15 pm
I dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet në Tiranë 48-vjeçari
Kronikë

I dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet në Tiranë 48-vjeçari

12 Korrik, 2026 1:42 pm
Para
Raketat ruse përçajnë SHBA me Turqinë

Raketat ruse përçajnë SHBA me Turqinë

Papa Françesku: Mediat sociale po na bëjnë më pak social

Papa Françesku: Mediat sociale po na bëjnë më pak social

Portugalia kampione e Ligës së Kombeve

Portugalia kampione e Ligës së Kombeve
















TE FUNDIT

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen e saj

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen e saj
12 Korrik, 2026

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko ka konfirmuar në mënyrë efektive, pas një takimi me presidentin Volodymyr Zelensky, se po jep dorëheqjen...

Lexo më shumë

Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, një i arrestuar

Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, një i arrestuar
12 Korrik, 2026

Një konflikt për pagesën e dëmit të shkaktuar nga humbja e çelësit të një biçiklete ka përfunduar me dhunë në...

Lexo më shumë

Dita e 43-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Dita e 43-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
12 Korrik, 2026

Në Tiranë po mbahet dita e 43-të e protestës ku qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë “Rama”. Ashtu si ditët e...

Lexo më shumë

SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit

SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit
12 Korrik, 2026

Shtetet e Bashkuara kanë kryer sulme të reja ushtarake pranë Ngushticës së Hormuzit, raportojnë mediat amerikane duke cituar një zyrtar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}