Ish-Kryeministri italian Silvio Berlusconi është transportuar me një ambulancë në një spital të Milanos pasi ka patur dhimbje të shumta në veshka.
Sipas mediave 82-vjeçari mori trajtim mjekësor, ndërkohë që planifikon që të marrë pjesë në një aktivitet politik.
Berlusconi ka qenë një nga figurat më të njohura dhe më të rëndësishme të politikës italiane. Në vitin 2013 ai u dënua për mashtrim tatimor dhe diçka e tillë e detyroi të mbajë një profil të ulët publik.
Drejtues i Partisë Forza Italia, ai ka qenë Kryeministër i Italisë nga viti 2008 deri në vitin 2011.
Gjithashtu është përfshirë edhe në një çështje gjyqësore lidhur me një prostitutë të mitur, por më pas ka provuar pafajsinë e tij./Opinion.al/