Është hedhur në zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit shorti për turin gjysmëfinal të Kupës së Shqipërisë.
Goglat kanë rezervuar një “finale” të parakoshme mes Kukësit dhe Skënderbeut. Verilindorët e Ernest Gjokës do të jenë pritës në sfidën e parë, ndërkohë që skuadra finaliste do të vendoset në Korçë.
Nga ana tjetër, Tirana do të përballet me gjirokastritët e Luftëtarit. Ndeshjet e para të Kupës do të zhvillohen më 24 prill. Kujtojmë se fituesja e Kupës shkon në turin e dytë të Ligës së Europës./Opinion.al