Aktualitet

Vrasja e Admir Muratajt, gjykata kërkon prova shtesë


               Publikuar në : 11:26 - 16/04/19 |
b.f

Gjykata e Krimeve të Rënda i ka kërkuar prokurorisë që të paraqesë prova shtesë në lidhje me vrasjen e Admir Muratajt në Rinas. Gjykata i kërkoi prokurorisë që përpos certifikatës së vdekjes, të paraqesë edhe prova të tjera, si akt ekspertime të vendit të ngjarjes dhe viktimës, për të vërtetuar se ai është realisht Admir Murataj.

Seanca e radhës do të mbahet në 2 maj ora 9:00. Kujtojmë se Murataj mbeti i vrarë pasditen e 9 prillit, pas grabitjes së qindra miliona eurove brenda aeroportit të Rinasit, ndërsa ishte në kërkim si organizatori i 3 grabitjeve me blinda në harkun kohor të 2015-2017. Grupi i tij u dënua gjatë marsit me më shumë se një shekull burg, ndër ta edhe vëllai i Admir Muratajt, Aleksandër Murataj./Opinion.al

Pas